×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nuk ka veting që e zë gjykatësin e partisë Ardian Dvorani, e shpëton komisioneri G99 i Veliajt

E mërkurë, 25 July 2018 17:09

Në rast se do kishim një fije besimi se reforma në drejtësi do kishte rezultate të mira, rasti ishte te një gjykatës që qëndron prej katër vjetësh përtej mandatit të tij, që Gjykata Kushtetuese e ka ndaluar të ushtrojë këtë detyrë, si dhe te 13 milionët e paditura që ky në moshë pleqërie ia paska marrë pleqve të tij të varfër. Nuk ka njeri më të politizuar se gjykatësi i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani. Për emrin e tij, Rama rrëzoi të gjithë kandidatët e Gjykatës së Lartë në mënyrë që i përzgjedhur i tij të ishte i përhershëm në çdo vendimmarrje në gjykatën në fjalë. Komisionerët e drejtuar nga 99-shi i Erion Velisë, Roland Ilia dhe anëtarët  Firdes Shuli (relatore) dhe Etleda Çiftja, e kryen deri në fund porosinë e partisë. Ata që të fiknin derën për një mijë apo dymijë euro që nuk ia vërtetonin dot një prokurori e gjykatëse, te rasti i Dvonarit nuk i panë 13 milionët e paverifikuara të pasurisë dhe besuan plotësisht se këto ishin nga “kursimet e pleqve”.

Dvorani është modeli se si nuk duhet të jetë një gjyqtar i Shqipërisë. Një njeri i politizuar, me formim profesional të dyshimtë, ai e ka treguar veten se është një ushtar i bindur i partisë. Dvorani është nga stoqet e drejtësisë enveriste të para vitit 1990, një ndryshk profesional i pavlefshëm për asgjë. Karriera e tij administrative e nisur në kohën e ministrit socialist Thimio Kondi në vitin 1997 dhe e mbyllur në vitin 2005 kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Drejtësisë, ia la radhën asaj profesionale të gjykatësit të lartë. Nuk kishte njeri që nuk e dinte që Dvorani ishte një militant i Partisë Socialiste. Për këtë arsye një kandidat për deputet i partiçkës së Erion Velaj, G99, njohur ndryshe si partiçkë e pinjollëve të Bllokut e gjithë farës së keqe komuniste, ishte komisioner “i pavarur” që hetioi e dha vendimin për Dvoranin. Dvorani tërë këto vite ka qenë një ushtar i partisë. I gatshëm të rrëzonte çdo nëpunës civil që ishte hequr padrejtësisht nga puna. Prania e mëtejshme e këtij ushtari na e heq edhe atë fije besimi që mund të kishim te reforma në drejtësi, e cila po rezulton një proces për të fuqizuar brezin e dytë të komunistëve në sistemin e drejtësisë.

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 20:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...