Bylykbashi tregon si largohet gjyqtari Dvorani

E mërkurë, 25 July 2018 17:36

Oerd Bylykbashi, deputet i Partisë Demokratike, ka dhënë një zgjidhje se si mund të largohet gjyqtari Dvorani nga sistemi. Ai shprehet se t’i mbushësh mendjen Ramës se nuk i bën më punë dhe gjyqtari ikën që nesër.

Postimi i plotë

Dvorani, engjelli i Rames

Nje ligj i thjeshte kerkon minimumi 36 dhe maksimumi 71 vota qe te ndryshohet.

Rregullorja e Kuvendit kerkon minimumi 71 vota te ndryshohet.

Kodet, ligjet kryesore te drejtesise, kerkojne minimumi 3/5 e votave apo 84 vota qe te ndryshohen.

Kushtetuta kerkon minimumi 2/3 e votave apo 94 vota qe te ndryshohet‎.

Vetem Ardian Dvorani‎t nuk i mjafton nje vendim Gjykate Kushtetuese qe te shkarkohet. Fundja ajo eshte nje palo gjykate, nuk i vlejne me vendimet sepse e shkarkoi reforma e Xhafajt. Madje edhe vetingun Dvorani e hengri per mengjes.

Ardian Dvorani nuk shkarkohet dot as me 139 votat e parlamentit. Madje edhe OKB, NATO, Parlamenti Europian, Keshilli Europian, ‎ Komisioni Europian, OSBE, ODIHR, keshilli i Eurpes, Komisioni i Venecias te mblidhen vecmas apo sebashku, nuk e shkarkojne dot.

Ardian Dvorani shkarkohet vetem me nje vote: mbushjani mendjen Rames qe nuk i ben me pune dhe fluturon neser!‎ Kaq e thjeshte eshte.

Nuk ka me rendesi stabiliteti juridik, rendesi ka stabiliteti i Dvoranit ne majat e Drejtesise sepse eshte shume i rendesishem per Ramen. Doni prove? Kushtetuta percakton se anetari i Gjykates se Larte e ka mandatin 9 vite. Dvorani eshte i vetmi anetar ne historine e saj qe ka 13 vite ne ate post, pra kater vite pertej Kushtetutes edhe pse Gjykata Kushtetuese urdheroi ne 2016 qe te largohej nga detyra. Bust do t’i ngreme, Posta Shqiptare do te emetoje pulle speciale, pse jo edhe Banka te emetoje kartmonedhe me profilin e tij.

Prisni kur te dale ndonje i zellshem e te propozoje qe neni 1, pika 3, i Kushtetutes te ndryshohet si vijon:‎ “Qeverisja bazohet ne lidhjen me Kryeministrin Edi Rama”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...