Këshilltarja bashkiake braktis Veliajn, i bashkohet opozitës

E Enjte, 26 July 2018 12:02

Mirela Bogdani, këshilltarja e FRD ne Bashkinë e Tiranës ka braktisur sot koalicionin e majte dhe i është bashkuar opozitës. Këtë ajo e ka bere me dije ne një deklarate për mediat pasi opozita braktisi mbledhjen e Këshillit Bashkiak. 

Ajo tha se sjellja arbitrare e Erion Veliajt me Teatrin, duke i hequr qytetit pronat publike për interesa private, ishte akti qe ajo vendosi te kaloje ne opozite.

Mirela Bogdani: Unë nuk mund të vazhdoj të jem më pjesë e koalicionit të majtë. Duke nisur që sot dhe deri në përfundim të mandatit, nuk e konsideroj më veten pjesë e koalicionit të majtë.

Kreshnik Collaku: Fronti opozitar do të zgjerohet edhe më tej. Kjo është përgjigjja më e mirë që një qeveri dhe një administratë e korruptuar po marrin. Opozita sot është edhe më e fortë.

Reagimi i plotë i Bogdanit:

Te nderuar anetare te Keshillit,

Si anetare e Keshillit Bashkiak prej 3 vitesh, kam dy probleme te medha me punen dhe funksionimin e tij.

Se pari, lidhur me menyren e funksionimit te KB, ceshtjet qe me preokupojne jane:

Mos kryerja e funksionit dhe pergjegjesise kryesore tonen si keshilltare, perfaqesimin e qytetareve: Ne keto tre vjet nuk kemi pasur mundesine e kohen te adresojme problematikat e komuniteteve apo te zonave qe perfaqesojme, megjithese une e te tjere kolege e kemi shtruar si shqetesim shume here.

Kthimin e ketij keshilli si nje zyre thjesht noteriale te administrates se Bashkise: ne mbledhjet e keshillit ne vetem diskutojme e aprovojme projekt-aktet qe na servir administrata e kryetari. Ne asnje rast keshilli nuk eshte bere promotor i nje akti apo te jete ne pozita proaktive.

Faktin qe prej tre vitesh ky keshill vepron pa Rregulloren e re, e cila duhet te ishte bere ne perputhje me Ligjin e ri organik: ne akoma funksionojme me rregulloren e vjeter, gje e cila eshte dhe anti-ligjore dhe jo funksionale.

Se dyti, projekt-aktet qe vijne per miratim nga administrata, nje pjese e te cilave jane ne favor te oligarkeve dhe jo ne favor te qytetit apo banoreve te tij, e per kete arsye te kontestuara e te mos votuara dhe nga opozita. Per nje pjese te tyre une kam shprehur kundershtine time, qofte ne mbledhjet e keshillit, qofte permes letrave drejtuar Kryetarit te Bashkise. Po permend ketu disa ceshtje te muajve te fundit, si buxhetin prej 2.5 milion eurosh per pishat qe zevendesuan palmat ne autostrade, trafikun problematik ne disa rruge te Tiranes, shkaterrimin e Rruges se Kavajes, marrjen e rrugeve ne administrim nga Tirana Parking etj. Per asnje nga letrat drejtuar Kryetarit te Bashkise nuk kam marre asnjehere pergjigje – ndonese Bashkia ka marre dhe cmim per transparencen…te cilen kur nuk e ka me ne si keshilltare, si mund ta kete me publikun.

Por ajo qe i vuri kapakun ishte ceshtja e Teatrit, leja e tjetersimit te tokes se te cilit duhet te kalonte permes KB, meqe trualli i teatrit eshte toke publike ne pronesi dhe territorin e Bashkise Tirane. Kjo bazuar ne nenin 53 dhe 54 te Ligjit organik te Veteqeverisjes Vendore qe thote qe tjetersimi i prones publike eshte kompetence e KB. Por KB u shmang, vetem per arsye qe nuk arrihej shumica e cilesuar dhe per pasoje u mobilizua pushteti qendror, qeveria e parlamenti, duke shpikur e aprovuar nje ligj te posacem, ligj i cili shkel autonomine e qeverisjes vendore, te sanskionuar ne nenet 13 dhe 113 te Kushtetutes. Kjo vetem per ta marre ate truall e per te favorizuar nje kompani, te preferuaren e Bashkise Tirane, e cila ka marre “me tapi” punet publike me te rendesishme te saj, si 3 tenderat per sheshin Skenderbej, parkingun nentokesor, bulevardin qendror etj. e deri tani se fundmi ne muajin korrik dy kontrata te reja me negocim te drejtperdrejte, pa gare e pa shpallje tenderi.

Por pertej faktit qe ceshtja e Teatrit dhe ligjit perkates eshte korruptive, anti-ligjore dhe anti-kushtetuese, mua me shqeteson pike se pari si autoktone e ketij qyteti shkaterrimi i historise dhe trashegimise se Tiranes 400 vjecare. Si nje nder tiranasit e paket qe jane ne perberje te ketij KB, s’ka si te mos jem sensitive per humbjen cdo dite e me shume te identitetit te qytetit tim, ku familja ime jeton prej 300 vjetesh. Ne vend qe kjo Bashki dhe ky KB te perpiqen te ruajne qendren historike te kryeqytetit, bulevardin e ndertesat e te vetmit plan urbanistik dinjitoz qe i rezistoi kohes per 90 vjet, arkitektuar nga Brasini dhe Di Fausto, e te cilat kane ngelur e vetmja gje e bukur dhe grandioze e Tiranes, prishin strukturen e bulevardit qendror, betonizojne sheshin Skenderbej dhe e rrethojne me shkurre, prishin stadiumin per te ngritur nje kulle, dhe tani duan te prishin dhe teatrin per te ngritur 6 te tjera. Ne vend qe te mendohet per te ngritur nje Muze per Tiranen – ndoshta i vetmi kryeqytet i Europe pa nje te tille, per te ruajtur edhe ate pak qender historike te ngelur te qytetit, per ta kthyer ne atraksion turistik ate dhe shtepine e lashte te Bargjineve, selia e sundimtareve te Tiranes per 200 vjet, e mbuluar nga ferrat, per te restauruar kalate e shumta rreth qytetit qe jane kthy ne qebaptore, perkundrazi mania dhe gjithe perpjekjet, te pushtetit qendror e lokal bashke, perqendrohen per te ndertuar kulla e per te hedhur me shume beton. 

Per te gjithe te lartpermendurat, e shume e shume te tjera, te cilat as moralisht, as principialisht, nuk kane kurrfare perputhshmerie me bindjet dhe vlerat e mia, une nuk mund te vazhdoj te jem me pjese e ketij koalicioni, ku kam qene institucionalisht deri tani per shkak te forces politike qe kam perfaqesuar ne kete keshill.

Prandaj duke filluar qe sot e deri ne perfundimin e ketij mandati, une nuk e konsideroj me veten pjese te koalicionit te majte, por ne opozite me te, per aq kohe sa KB do vazhdoje te keqfunksionoje si deri me tani, dhe ne te gjithe ato raste kur projekt-aktet e servirura nga administrata jane jo ne dobi te qytetit e banoreve te Tiranes, por ne benefit te drejtuesve te bashkise dhe te partise perkatese, si dhe te oligarkeve me te cilet ata bashkepunojne.   

Modifikuar më E Enjte, 26 July 2018 12:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...