VIDEO/ Alibeaj tregon pse Vettingu është një mashë në dorën e Edi Ramës

E Enjte, 26 July 2018 13:49

Deputeti Enkelejd Alibeaj, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike, denoncon njëanshmërinë dhe kapjen e procesit të “Vettingut.

Alibeaj denoncoi rastin e gjyqtarit Ilir Toska. 

"Edi Rama vazhdon t’u thotë shqiptarëve si po pastrohet pallati i drejtësisë, por hesht kur gjyqtarë të konfirmuar rezultojnë  "të kapur". Një prej tyre është Ilir Toska, kandidat i Ramës për KLGJ, i cili është vlerësuar nga shërbimet inteligjente se duhet shkarkuar nga organet e Vetingut. Toska rezulton si individ i mundshëm për t’u vënën presion nga strukturat kriminale, por ai u konfirmua nga Vetingu me urdhër të Edi Ramës.

Toska ka me zë dhe figurë se është përfshirë në korrupsion; SHISH u kishte dërguar autoriteteve më të larta të kohës, ish-presidentit Alfred Moisiu dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafajt, se ai kishte marrë para për të më mos dhënë masë disiplinore ndaj një gjyqtari të korruptuar. Por ai u konfirmua në detyrë. Ky nuk është rasti i vetëm.

PD do të vazhdojë të bëjë transprencën e procesit të korruptuar politikisht nga Edi Rama në vazhdën e projektit mafioz të kapjes së drejtësisë”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Modifikuar më E Enjte, 26 July 2018 14:04

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...