×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

PD e vendosur kundër “magjistraturës”: Të zbatohet Kushtetuta

Saturday, 28 July 2018 16:53

Partia Demokratike, është e pa lekundur në qendrimin e saj për të mos dhënë votë pro,  për të ashtuquajturin “ligji për shkollën e magjistraturës”  kjo edhe pas thirrjes së ambasadës së Bashkimit Europian  apo SHB A. Në një intervistë për Ora News deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se propozimet e socialistëve  janë në kundërshtim me kushtetutën.

Enkelejd Alibeaj: Unë personalisht kërkoj të zbatohet Kushtetuta siç zbatohet në Amerikë. Çdo ligj duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Edhe ligji për magjistraturën. Ligjet të zbatohen dhe shkruhen sipas konsensusit të madh të 21-22 korrikut ku amerikanë dhe europianë na përshëndetën.

Në referencë të kushtetutës së miratuar me konsensus dy vite më parë, nënkryetari i Komisionit të Ligjeve thotë se kompetencën për shkollën e magjistraturës e ka Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë dhe nuk mund të bëjë emërimin e magjistratëve të rinj KLD dhe kreu i organit të akuzës Arta Marku, e kundërshtuar në vazhdimësi nga opozita.

Enkelejd Alibeaj: E mbani mend çfarë thoshte ambasadori amerikan për prokurorinë e përgjithshme dhe KLD. Nuk ndëshkojnë gjyqtarët e prokurorët. Kjo me të drejtë. Po si mund të kthehemi sot në antivlera të para katër viteve kur nisëm reformën në drejtësi?! Mos ndoshta rikthimi në këto antivlera do të thotë pranimi i dështimit të reformës në drejtësi.

PD  ka mbajtur shënim gjithë procesin e vettingut deri më sot,  ndërsa Alibeaj thotë me bindje se  po konfirmon në detyrë vetëm ata gjyqtarë e prokurorë që kanë treguar se mbështesin kryeministrin Rama.

Enkelejd Alibeaj: Ata kalojnë dhe konfirmohen në detyrë dhe ia dinë për nder Edi Ramës. Nesër këta do i shërbejnë Edi Ramës. Kaq e thjeshtë është dhe instrumenti që po përdor Rama është vetingu

Deputeti demokrat tha se qeverisë i intereson  të futë duart në procesin e vettingut pasi siç argumentoi ai  ky proces përcakton kupolën e re të drejtësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...