PD do denoncojë skandalet e një tjetër gjyqtari që kaloi vettingun

Saturday, 28 July 2018 18:07

Këshilltari i Partisë Demokratike për Çështjet Ligjore, Gazmend Bardhi denoncon se Komisioni i Pavarur të Kualifikimit po funksionon me dy standarde, po merr vendime me urdhër politik, dhe po punon me ritme të ngadalta sa i takon rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” , Bardhi u shpreh se ka një numër të vendimeve të KPK që janë zbardhur, ku jepet edhe arsyetimi i konfirmimit apo shkarkimit nga detyra të gjyqtarëve.

“Dhe nëse i analizon rastet konstaton lehtësisht se i njëjti standard që ndiqet për shkarkimin e një gjyqtari të caktuar nuk ndiqet në një rast tjetër. Pra, dy gjyqtarë janë në të njëjtën situatë dhe njëri konfirmohet dhe tjetri shkarkohet”, shprehet ai.

Më tej, Bardhi mori si shembull vendimet për dy gjyqtare, ku sipas tij, njërës i është verifikuar pasuria e bashkëshortit përpara se ajo të martohej me të, e cila ka rezultuar me problematikë dhe nuk justifikohej, dhe për këtë arsye gjyqtarja është shkarkuar, ndërsa në rastin e një gjyqtare tjetër të gjendur në po të njëjtën situatë, KPK shprehet se subjekti konfirmohet në detyrë.

“Shembuj të tillë janë në të paktën 10 vendime të zbardhura deri më tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Kjo na ka krijuar ne dyshimin e bazuar në këto prova që KPK po vepron mbi bazat e përzgjedhjeve politike të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nën ndikimin e qeverisë po konfirmon në detyrë njerëz të saj të besuar, ndërkohë që po shkarkon nga detyra njerëz të cilët nuk gëzojnë besimin e qeverisë. Dhe kjo sjell kapjen politik të sistemit, nëpërmjet këtij procesi, u shpreh Bardhi, teksa risolli në vëmendje vendimin për gjyqtarin e Apelit, Ilir Toska, gjithashtu kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Bardhi paralajmëroi se në ditët në vijim Partia Demokratike do të denoncojë një tjetër gjyqtar të konfirmuar nga KPK, ndërsa theksoi se janë të pritje të zbardhjes së vendimit edhe për këtë gjyqtar.

Sa i takon vendimeve të marra më herët nga gjyqtarët e përjashtuar tashmë nga KPK si të përjashtuar, Bardhi u shpreh se është e rëndësishme që edhe këto vendime të rishihen.

“Qëllimi i ngritjes së organeve të vettingut ishte pikërisht ky. Që të bënin hetime të thelluara për të zbuluar afera të caktuara korruptive. Qëllimi i vettingut ishte të zbulonte pasuritë e fshehura të gjyqtarëve, sepse vetëm kështu mund t’i vëmë para përgjegjësisë gjyqtarët që kanë kryer korrupsion. Kjo pasuri duhet të sekuestrohet dhe të kthehen në dobi të qytetarëve shqiptare. Kjo ishte arsyeja pse ne votuam vettingun”, deklaroi Bardhi.

Modifikuar më Saturday, 28 July 2018 18:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...