Djali i Sorosit dhe shqiptarët

Diel, 29 July 2018 20:08

Nga Fahri Balliu

Vizata e djalit të Sorosit në Shqipëri, gjegjësisht mysafir i kryeministrit Rama, nuk është thjeshtë ekstravaganca dhe inferioriti i Ramës për të treguar që ka miq të rëndësishëm. Në fakt është nevojë e Ramës për t’i demonstruar këto lidhje, dhe për ta ripërdorur burimin e tij politik dhe karrierës së tij njëkohësisht.

Po të ishte një person privat, kjo do të ishte një çështje etike ose diskutimi për preferencat apo prirjet, gjithsesi do të mbetej në sferën e tendencave, grupeve intelektuale, por Rama është Kryeministër dhe tashmë është bërë fakt i njohur, që për shkak të Sorosit dhe detyrimeve  ndaj tij, ai sulmoi Presidentin Trump në CNN me britmën qjerrëse, se ky do të ishte “turpi i civilizimit botëror”. Pra, nuk ka më dyshim se Rama dhe sorollopi i tij i Rilindjes, hipokriti gjeniun Veliaj, janë pjella e vezëve që ngrohën milionat e Sorosit.

Që të qartësohemi, se çfarë është Sorosi për amerikanët është çështje e tyre, se çfarë është ai për një president apo për një tjerët është prapë çështje amerikane.

Por. çfarë ka shkaktuar tek ne, është dramë e ne shqiptarëve. Alex Sorosi ka bërë një "weekend", apo ka sjellë një mesazh nga Serbia, pa e gjykuar të mirë apo të keq, duhet thënë se me Ramën në krah është bashkautor dhe bashkëfajtor i pamjes që ka politika shqiptare sot.

Pra, familja Soros është fuqia që shpiku Saimir Tahirin, me gjithë vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ku padyshim, George Soros ishte një kofident i lartë. Pra, trafikanti, ministri i Brendshëm, rasti i turpshëm që fëlliq gjithë Ballkanin, jo Shqipërinë, ishte mysafir i Presidentit të Amerikës. Pa Sorosin nuk bëhej kjo.

Pamja që ka Reforma në Drejtësi sot për Shqipërinë, si një Çernobil shoqëror i llahtarshëm, që në vend të vinte vetullat nxori sytë, është influencë dhe arkitekturë e fondacionit Soros në Tiranë. Ja pra, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me pushtet gjyqësor të shndërruar në marionetë të Kryeministrit. Kemi një kryeministër që po restauron një projekt të hollë dhe të thellë, një sistem drejtësie të manipulimit dhe korrupsionit. Korrupsion dhe marrëzitë e koncesioneve, niveli alarmant i varfërisë, dhe konflikti politikë në pikat më kulmore, janë një pamje tjetër e realitet politikë në Shqipëri.

Sepse Kryeministri ka mik Sorosin. Kryeministri nuk pyet, nuk njeh ligj, se ka Sorosin. Dhe Soros është Vlahutin, Mogherini dhe Fleckenstein dhe gjithëkush që nuk numëron gomonet e drogës, vrasjet dhe emërimin e Prokurores, sikur e emëron një brigadier, në ferr. Mirëpo, në këtë situatë, Kryeministri del në fotografi me djalin e Sorosit, i cili nuk është thjesht trashëgimtar biologjik por është mëkëmbës i babait. Këtu lindin disa pyetje.

Është Rama që e thërret atë në këto ditë kur leximi për sjelljen politike të Kryeministrit po thellohet ndërkombëtarisht? Është ai që i thotë Sorosit më mbro? Apo është Sorosi që i thotë “vazhdo biri im, futja vendit tënd, se aq ta bën”?

Gjithsesi, Rama të kujton atë katundarin që ka një mik në qytet dhe ja zë derën në të qara dhe qurravitura për hallet që ka. Por, për shtetin shqiptar, për shoqërinë shqiptare, për fatet e këtij vendi dhe për realitetin  e hidhur, vizitat e tilla janë të rëndësishme dhe në kohë ato do të lexohen haptazi, por deri atëherë, çdo të ndodhë, do të shkojë më keq se kaq? /55News.al/

Modifikuar më Hënë, 30 July 2018 13:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...