Heronjtë “lëpirës” të kockës së teatrit

Hënë, 30 July 2018 08:50

Nga Petrit Vasili

Të gjithë të komisionuarit me para’ ose në natyrë -mediatike, politike e bashkiake qofshin shpërblimet- janë lëshuar me vërtik e me klithma mbi kockën e teatrit.

Sapo kocka u largohet pak, kuisin me të qarë dhe me egërsi, që ta afrojnë prapë për ta lëpirë sërish .

Qytetarë, që kanë bërë hasha qytetin e tyre ku lindën dhe u rritën, për hatër të kockës pështyjnë mbi veten dhe të shkuarën e familjeve të tyre qytetare të vjetra, sepse halli i kockës ua kërkon.

Të kompleksuar në mënyrë qesharake, këta “heronj” të kockës gërmojnë shembuj dhe analogji idiote pa asnjë lidhje anë e mbanë globit, që të justifikojnë gllabërimin e kockës së teatrit.

Me të shkuara qesharake ku pozicionet, parimet, pronarët, i kanë ndryshuar aq shpesh sa prostitutat klientët, këta heronj të kockës së teatrit vrasin miza mbi pellgje ujërash të zeza morali, ku kanë gjalluar e jetuar prej vitesh.

Teatri ndau përfundimisht qytetarët nga vandalet, të ndershmit nga moralprishurit dhe shtetarët nga banditët me pushtet.

“Heronjtë” lëpirës të kockës së teatrit mbeten gjithmonë vetëm me këta të dytët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...