Veliaj, agjitacion intensiv për shembjen e Teatrit Kombëtar

Hënë, 30 July 2018 18:48

Erion Veliaj, me punë në Bashkinë e Tiranës, po ua bën të qartë përditë e më shumë socialistëve se ai është mëkëmbësi i Edi Ramës dhe mund të flasë për çdo gjë. Nga kampingu fëminor në Jalë, Veliaj mbajti një fjalim të ngutur duke iu drejtuar kundërshtarëve se këto 40 ditë që ngelshin nga hapja e sesionit të ri të Kuvendit, do shërbenin si fushatë për të folur kundër Teatrit Kombëtar e për të çuar deri në fund planin mafioz të betonizimit të Tiranës e zhdukjes së çdo vlere në Tiranë. I njohur më së shumti si një dembel që flet gjumë gjithë ditën dhe që punë kujton propagandën televizive, Veliaj ka qenë ndër dështimet spektakolare të qeverisjes së majtë si dhe tregues i degjenerimit maksimal të medias në vend, të cilat jepnin lajme me karakter komunal, krejt të pavlera për qytetarët. Veliaj ndoshta kujton se ky është modeli i politikanit, por praktikisht sot ai përbën një rrezik potencial për Tiranën. Lejet që po miratohen, kullat e pafundta që po i marrin e do i marrin frymën qytetit, dalëngadalë do ta kthejnë Tiranën në pabanueshme. Rasti i teatrit është ndër treguesit e ligësisë së kastës së ish komunistëve e pinjollëve të tyre, të cilët po e rrjepin Shqipërinë në vazhdim të rrjepjes së paraardhësve.

Është interesante sjellja e Veliajt sepse po merr atribute të tjera. Ai nuk është ligjvënës. Nuk mund të flasë si ligjvënës. As ka në dorë agjendën e Kuvendit, as e cakton atë. Për më tepër, ligji i rrëzuar nga presidenti është sipas tyre nisje e një procedure. Por nga sa shihet e thonë vetë ata, kjo do të jetë krejt kot, sepse çdo gjë e kanë vendosur. Kjo do të thotë se rrezikshmëria e kësaj pune është edhe më e madhe. Fushata që ka ndërmarrë Veliaj do të thotë se opozita duhet të bëjë gjithçka që plani Rama-Veliaj të dështojë e të mos zbatohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...