Rama në vetting e sipër “qirasë” Italinë më 500 kg drogë

Hënë, 30 July 2018 19:45

Teksa i gjithë fokusi i mazhorancës është përqendruar në kapjen e  drejtësisë, nga përtej Adriatikut na vijnë lajme të kapjes së sasive të kanabisit shqiptar. Media italiane njoftoi se sot në brigjet e Salenos në Leçe u kapën 500 kg kanabis dhe u arrestua skafisti shqiptar.

Gomonia me drogë kishte mbërritur në Puglia nga Shqipëria vetëm pak orë më parë. Shqiptari 32-vjeçar, Arsen Xhaferri, i kishte ende rrobat e lagura në trup. Marijuana ishte e izoluar hermetikisht në thasë me simbole të ndryshme. Sipas Financës italiane llogaritet që droga e sekuestruar të kapte vlerën e 600 mijë euro.

Situata alarmante vjen në një kohë kur policia shqiptare deklaron se nuk ka asnjë parcelë të mbjellë me kanabis, deklarata këto kontradiktore, pasi vetë policia shpërndan vazhdimisht operacione të suksesshme të zbulimit dhe asgjësimit të bimëve të hashashit, rasti më i fundit ai i Tepelenës vetëm dy ditë më parë.

Duket se puna e Ramës në këtë muaj të nxehtë vere do të jetë lodhshme, koordinimi i dërgesave me kanabis përtej Adriatikut nga njëra anë dhe koordinimi me veglat e tij në komisionet e vettingut për të kapur drejtësinë shqiptare do të jetë sfida kryesore e sezonit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...