×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

PD deklaratë për mediat: Qeveria e Ramës, kampione në Evropë për vjedhjen e qytetarëve

Tuesday, 31 July 2018 11:05

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në deklaratën e dhënë për mediat tha se qeveria e Edi Ramës është kampione në Evropë përsa i përket vjedhjes së taksave së qytetarëve.

PD publikoi të dhënat e gjykatës Evropiane të auditimit  tregojnë se 30% e tenderave në qeverinë Rama jepen përmes metodës korruptive.

Sipas Tabakut, rishikimi i ligjit të koncensioneve dhe ligjit të prokurimit publik, për të siguruar një konkurrencë të lirë në treg do të jetë prioritar.

Nga fjala e Tabakut:

“Qeveria e Edi ramës është kampionë në Evropë përsa i përket vjedhjes së taksave së qytetarëve të saj. Ajo vjedh 1/3 e taksave të shqiptarëve përmes tenderave publikë. Kjo është arsyeja pse rama rriti taksat.

Të dhënat e gjykatës Evropiane të auditimit  tregojnë se 30% e tenderave në qeverinë Rama jepen përmes metodës korruptive të negocimit pa shpallje.

Korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisjes është pengesa kryesore për procesin e integrimit.

Që qeveria e Edi Ramës u konfirmua edhe nga ky raport i fundit i DASH që thotë se Edi Rama shantazhin bizneset e huaja që të lidhen me klientët e tij.

Rishikimi i ligjit të koncensioneve dhe ligjit të prokurimit publik, për të siguruar një konkurrencë të lirë në treg do të jetë prioritar, së bashku me ligjin antimafia që do të kthejë tek shqiptarët çdo qindarkë të vjedhur nëpërmjet krimit dhe korrupsionit qeveritar.”

ttg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...