×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Berisha: Me piktorin dështak asnjë investim i huaj serioz në Shqipëri!

Tuesday, 31 July 2018 11:56

 

Sali Berisha

37 mins · 

Me piktorin deshtak asnje investim i huaj serioz ne Shqiperi

Ja pse piktori deshtak nuk solli asnje investitor serioz por largoi shume syresh nga Shqiperia!

Te dashur miq, ne pese vite qeverisje te Norieges 
- asnje investitor serioz nuk vendosi te investoje ne Shqiperi.

Perkundrazi shume prej tyre

-shiten bizneset e tyre dhe u larguan nga Shqiperia.

Torturimi i investitorit te turizmit Omniks, qe do investonte 1.5 miliarde euro, nga banda Rama-Gjushi tronditi thelle çdo investitor te huaj ne Shqiperi.

- kurse te tjere qe erdhen me qellim per te investuar konstatuan se misioni i tyre ne Shqiperi ishte i pamundur dhe u larguan ne vendet fqinje!

Shkaqet me madhore te mosardhjes dhe largimit te investitoreve te huaj eshte korrupsioni i papermbajtur i narkoshtetit dhe qeverise se tij dhe krimi i lidhur me nivelet me te larta te narkoqeverise!

Ketu me poshte keni Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit, ne te cilin analizohet klima e biznesit dhe pengesat e medha per investimet ne Shqiperi, e cila konsiderohet nga qeveria amerikane vend i veshtire per investime te huaja. sb

“Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin e pritur për klimën e investimeve për Shqipërinë për vitin 2018, që edhe këtë vit është tepër i ashpër.

Në të mbizotërojnë shqetësimet për korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, teksa Shqipëria konsiderohet si një vend i vështirë për të bërë biznes dhe ku favorizohen kompanitë e lidhura me politikën.

Me shqetësim raportohen dhe projektet e partneritetit publik privat, të clat vlerësohet se kanë kufizuar konkurrencën, ndërsa nuk ka një analizë kosto-përfitime të tyre. Tjetërsimi i pronësisë është një tjetër problem që kanë raportuar investitorët e huaj.

Konkretisht raporti thotë se “Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Në vitin 2016, qeveria shqiptare kaloi ndryshime gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit. Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjeguara, por investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes”.

“Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme, pasi rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira për t’u interpretuar, si mjete për të dekurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplotë me komunitetin e biznesit. Investitorët e huaj të mëdhenj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin për pajtueshmërinë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri.

Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017”.

Raporti vazhdon duke shtuar se “Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titulli i qartë është i vështirë për t’u marrë. Disa faktorë përfshijnë aktorë të paskrupullt që manipulojnë sistemin e korruptuar të gjykatave për të fituar titullin e pronësisë në një tokë që nuk është e tyre. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë për t’u marrë dhe i papërshtatshëm. Ndërkohë, agjencia e ngarkuar me çështjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat”.

Raporti i departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve një publikim periodik që merr në analizë klimën e investimeve në 170 ekonomi duke mundësuar kështu informacion në shërbim të biznesit. Materialet që përgatiten nga ekonomistët e akredituar brenda ambasadave në vende të ndryshme të botës duke analizuar ekonomitë që mund të shihen si tregje potenciale nga bizneset amerikane”. (monitor)

Modifikuar më Tuesday, 31 July 2018 12:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...