Ahmetaj mbytet në përpjekje për të manipuluar raportin e DASH

Tuesday, 31 July 2018 14:00

Ministri i Financave Arben Ahmetaj u detyrua të prishte pushimet e nisura në ishujt e Greqisë  për të dalë para kamerave dhe për të manipuluar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi investimet në Shqipëri.

Por teksa la detin me idenë se është larg mbytjes në ujë, fati i Ahmetaj ishte edhe më i keq. Sot ai u mbyt në “detin” e DASH, i cili citon investitorët e huaj të përmendin korrupsionin dhe mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri.

Ahmetaj pohoi se qeveria Rama po bën reforma të mëdha me investimet dhe solli në vëmendje të famshmet PPP. Por që në raportin e DASH thuhet qartë se raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme. “Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme” thuhet në raportin e DASH.

Ahmetaj u mundua të gënjente mbi shifrat e koncesioneve. Para mediave, gjysmë i nxirre nga rrezet e diellit të ishujve grekë, Ministri i Financave tha se qeveria Rama nuk ka dhënë më shumë se 40 koncesione, por Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017.

Për të mos përmendur këtu se në Shqipëri, gjatë qeverisjes Rama asnjë investitor serioz nuk ka shtrirë aktivitetin në Shqipëri. /55news.al

Modifikuar më Tuesday, 31 July 2018 14:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...