Media e huaj jep alarmin: Evropën po e pushtojnë kriminelët shqiptarë (paratë e tyre në prona dhe PPP)

Tuesday, 31 July 2018 14:19

Sipas raporteve të shumta ndërkombëtare, organizatat kriminale shqiptare janë shumë aktive në trafikun e drogës. Përveç prodhimit lokal, tani ka edhe rrugë të rëndësishme të furnizimit nga Amerika e Jugut

Organizatat kriminale shqiptare “kontrollojnë territoret, kontribojnë investime të konsiderueshme dhe ndikojnë në mënyrë aktive në politikën shqiptare”. Raporti më i fundit i Shoqërisë së Hapur mbi evolucionin e krimit të organizuar në Shqipëri (2017) tregon për peshën që krimi ka marrë në shoqëri dhe në ekonominë reale në vend.

Prodhimi dhe trafikimi i kanabisit, përjetoi një bum midis viteve 2013 dhe 2016, grupet kriminale tani kanë marrë role udhëheqëse në vendin e shqiponjave, deri në atë pikë sa autoritetet e policisë në disa vendeve paralajmërojnë rritjen e frikshme të tyre.

Nga marihuana te drogat e rënda

“Shqipëria prodhon dhe eksporton një sasi të konsiderueshme të marihuanës, sidomos me destinacion Evropën, dhe është një vend tranzit për heroinën dhe kokainën afgane, duke shërbyer si porta kryesore për shpërndarjen e heroinës në Evropë.”

Departamenti Amerikan i Shtetit, shkruan në raportin e saj edhe mbi Strategjinë për Bordin Ndërkombëtar të Kontrollit të Narkotikëve, të publikuar në mars 2018-ës, duke vënë në dukje se pse “numri i konfiskimeve të drogës dhe arrestimeve është rritur në vend gjatë këtyre viteve të fundit” Shihet me dyshime vendosmëria e qeverisë për të goditur grupet kriminale.

Shqipëria në hartën globale të drogës konfigurohet si një vend prodhues dhe si një nyje shpërndarëse. Një vlerësim i konfirmuar edhe në Raportin e Botës për Drogën në 2017 nga OKB, theksohen dëshmitë e ekzistencës së përfshirjes së grupeve kriminale shqiptare në të gjithë trafikun e madh të drogës në Evropë (heroina, kokaina dhe kanabis).

Këto “prova të vështira” gjenden edhe lehtësisht në mesin e faqeve të gazetave, të cilat zbardhin rregullisht konfiskimet e rëndësishme të kokainës në Shqipëri apo vdekjet e fundit të dyshimta të shqiptarëve në Amerikën e Jugut.

Në shkurt 2018, për shembull, një ngarkesë rekord prej 613 kg kokainë të pastër u kap në portin e Durrësit, e fshehur në një kontinier bananesh dhe me origjinë Kolumbinë.

Vlera e tij e konsiderueshme, e vlerësuar nga policia shqiptare prej 180 milionë eurosh, tregon se një rrugë e re është vendosur midis Amerikës Jugore dhe brigjeve shqiptare.

Një fakt i konfirmuar edhe nga Agjencia Kombëtare për Krimin (NCA) e britanikëve, e cila thekson se “kriminelët në Ballkan po sshtrijnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimeve, duke formuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine”. Për NCA, “kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare është i rëndësishëm. Londra është qendra e tyre kryesore, por ata janë vendosur edhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar “.

Një fjalim i ngjashëm mund të bëhet edhe për heroinën. Në Lozanë, policia e kantonit të Vaud-it vë në dukje se “shqiptarët dhe kosovarët janë drejtues në rrjetin e importit dhe shpërndarjes së heroinës”, rrjetet e trafikantëve janë krijuar në Zvicër në mes të 1999 dhe 2000″.

Riciklimi i parave të drogës

Ky zgjerim ndërkombëtar në mënyrë të pashmangshme prodhon pasoja edhe brenda kufijve shqiptarë. “Shqipëria shërben si bazë për operacionet e organizatave rajonale kriminale. Paratë e paligjshme mund të riciklohen lehtësisht“, thekson Departamenti Amerikan i Shtetit. Por si është rikthyer paraja e drogës në Shqipëri?

Raporti i Shoqërisë së Hapur citon veçanërisht sektorin e pasurive të patundshme, kazinotë dhe dyqanet e basteve, si dhe raportin e Departamentit të Shtetit (duke përcaktuar se “zyrtarët e zbatimit të ligjit e njohin nevojën për të luftuar pastrimin e parave, por mbeten të paaftë për ta bërë atë “).

Për Carlo Alberto Rossi, një nga themeluesit e portalit shqiptar Exit.al, “paratë e drogës po shtrembërojnë sistemin: aktivitetet e financuara nga paratë e drogës, janë jo vetëm një problem kriminal, por përbën edhe një problem social.”

Gazetari thekson “bum të pasurive të patundshme në Tiranë financuar kryesisht përmes partneriteteve publike-private (PPP) pak a shumë transparente edhe të kritikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar”.

Megjithatë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbron nevojën për ndërtim ( “çdo vit duhet të akomodojmë 20 mijë qytetarë të rinj”) dhe transparencën e vendeve të ndërtimit (“Bëhet fjalë vetëm për investitorët e zakonshëm”).

Rivlerësimi i papritur i “lekut”, monedhës kombëtare shqiptare, gjithashtu ka ngritur dyshime rreth pastrimit të parave. Norma e kursit të këmbimit lek / euro, ka qenë për vite e qëndrueshme rreth 140 lekë për euro, ndërkaq kjo shifër ka rënë gradualisht gjatë dy viteve të fundit, duke përshpejtuar edhe këtë pranverë forcimin e lekut deri në pikën që në qershor, Banka Qendrore e Tiranës duhej të ndërhynte për të ndaluar rritjen e mëtejshme të monedhës shqiptare. Por pavarësisht kësaj, sot 126 lekë mjaftojnë për të blerë një euro.

Cilat janë shkaqet e këtij fenomeni?

Për shumë vëzhgues, përfshirë gazetarët e Exit.al, fitimet e drogës u futën në treg në formën e monedhës së huaj, duke zhvlerësuar edhe këtë të fundit në kursin e këmbimit.

Vendimi i Këshillit Evropian

Por bumi i botës kriminale shqiptare nuk shqetëson vetëm forcat e policisë ndërkombëtar, por edhe disa vëzhgues të brendshëm në vend. Vetë Këshilli Evropian, i cili u mblodh në fillim të verës për të vendosur nëse do të hapte negociatat me Shqipërinë, vendosi të shtyjë fillimin e rrugës evropiane të Tiranës edhe për një vit.

Ndër arsyet e shprehura, ekziston edhe nevoja për një luftë më efektive kundër krimit.

Këshilli, duke përshëndetur “përpjekjet” shqiptare, zbulon se “shkatërrimi i grupeve kriminale mbetet një sfidë e rëndësishme”.

“Këshilli nënvizon edhe rëndësinë e Shqipërisë për të ndjekur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, madje edhe në fusha të veçanta të tilla si ndalimin e kultivimit dhe trafikut të drogës,” që e theksoi në komunikatën përfundimtare të takimit të 27-28 qershorit.

Të 28 udhëheqësit evropianë ftuan Tiranën të thellohej në “vazhdimin dhe në shtimin e përpjekjeve për të reduktuar kultivimin e kanabisit” dhe arritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të rrjeteve të krimit të organizuar. Me këto dhe pikat e tjera, qeveria shqiptare do të duhet të punojë edhe gjatë 2019-ës për të bindur Bashkimin Evropian që të hapë negociatat e pranimit. Deri në atë datë, “lufta pa mëshirë ndaj drogës” e premtuar në vitin 2013 nga kryeministri Edi Rama do të duhet të sjellë rezultate konkrete.

 Burimi: balcanicaucaso.org

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...