Një raport i Departamentit të Shtetit citon investitorët e huaj, sipas të cilëve Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes. Në pjesën për Shqipërinë, raporti i DASH për klimën e investimeve 2018 thotë se investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme me të cilat vazhdon të përballet Shqipëria.
Gazetari I njohur I ekonomisë Gjergj Erebara duke komentuar për raportin në Zërin e Amerikës, konfirmoi atë që thuhet në raport me atë që është në të përditshmen shqiptare.
“Shqipëria nuk është një vend mikpritës për vendet e huaja që ka 5 vjet që nuk ka investime të huaja, nuk ka investitorë seriozë. Ka shumë klientelizëm politik, ka kleptrokraci. Ka presion, para 5 viteve kur ndërtohej një rrugë kishte interes të kompanive të huaja, tashmë ka 5 vjet që nuk ka asnjë kompani të huaj që të interesohet për të investuar në Shqipëri” tha Erebara.
Duke i vënë një emër situatës shqetësuese në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare Gjergj Erebara e krahasoi Edi Ramën me një Mret që përcakton ai se kush duhet të marrë kë, dhe Shqipërinë në një vend mesjetar.
“Është sistemi I pastër klientelist, një ekonomi mesjetare ku mbreti përcakton se kush do të shfrytëzojë pyllin, kush do të mbledhë taksat, kush do të shfrytëzojë qymyrin, kush do të shfrytëzoje bregdetin. Dhe çdo gjë është ën duart e një personi të plotfuqishëm që është kryeministër dhe ai nuk ka atë që në Amerikë e quajnë kontrolle dhe balanca dhe nuk ka balancime kushtetuese” tha Erebara për Zërin e Amerikës.