SHBA kap në flagrancë vjedhjet e qeverisë Rama

Tuesday, 31 July 2018 19:58

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një raporti për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2018 ka denoncuar të gjithë kapicën e vjedhjeve të Edi Ramës, të ambalazhuar me emrin koncesion apo Partneritet Publik Privat. Në këtë raport, DASH denoncon se qeveria shqiptare po përzë investitorët e huaj për të favorizuar rrethin oligarkik pranë tij. “Investitorët  raportojnë shqetësime të vazhdueshme, pasi rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira  për t’u interpretuar, si mjete për të dekurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën...Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017”.

Më konkretisht, korrupsioni, mungesa e transparencës në tendera dhe favorizimi i kompanive të lidhura me politikësh është pikërisht leximi që Departamenti Amerikan i Shtetit i bën atyre që Rama quan koncesion.

Por, tek ky raporti duhet qëmtuar dhe diçka tjetër. Raporti i DASH-it vjen si një paralajmërim apo ultimatum për qeverinë e Edi Ramës, korrupsioni i të cilit është skeduar tani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një burim destabiliteti politik dhe ekonomik për Shqipërinë. Ai tanimë është kapur në flagrancë, më saktë cip mbi cip me vjedhjen.

Ky raport duhet parë i integruar me raportin për të drejtat e njeriut në Shqipëri, në prill të këtij viti, ku ka denoncuar se korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes. Prandaj, këto raporte të njëpasnjëshme dhe kaq përplotësuese duhet parë si ato gjuajtjet paralajmëruese të luftanijeve, kur kalon një bllokadë. Kësisoj, këto të shtëna i kumbojnë në vesh Edi Ramës, i cili pandehte se vjedhjet mund t’i mbulonte me propagandë.

Të gjitha këto koncesione dhe PPP që vjedhin tash e 99-vjet në të ardhmen kanë prekur interesat gjeo-strategjike të SHBA-së në Ballkan, veçanërisht në relievin shqiptar. Tanimë, Rama është zyrtarisht i kapur në flagrancë nga SHBA, si peshku i madh i hajnive në Shqipëri.

Modifikuar më E mërkurë, 01 August 2018 10:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...