Si po i vret Rama të rinjtë shqiptarë

E Enjte, 02 August 2018 12:00

Vetëm në muajin e fundit tre të rinj kanë gjetur vdekjen në vende të ndryshme të Europës, të cilët kishin shkuar për një jetë më të mirë.

Në pamundësi për të mbaruar shkollën në Shqipëri, dhe për të filluar një punë normale në vendin tonë për shkak të varfërisë së madhe, shumë të rinj janë larguar drejt vendeve të Europës.

Me shpresë të vrarë si dhe të rritur brenda një shtetit, kur e drejta të shtypet dhe nuk ke mundësi për të mbijetuar, ata tentuan për të ndërtuar një jetë më të mirë në vend të huaj, por ëndrra u është prerë në mes.

Rasti më i fundit është ai i 24-vjeçarit, Viktor Picaku, i cili u vra me dy plumba në Bari të Italisë mbrëmjen e djeshme.

Nuk janë të pakta ngjarjet kriminale që po përfshihen shqiptarët, pasi në pamundësi për të marrë një shkollë dhe për tu futur në punë në vendin tonë, atë pasi shkojnë jashtë fillojnë e rekrutohen nga organizata mafioze dhe të trafikut të drogës.

E po ashtu, nuk kanë qenë të pakta ngjarjet tragjike, ku të rinjtë shqiptarë, pasi kanë përfunduar në burgje, janë masakruar, siç ishte rasti i të riut nga Shkodra, disa muaj më parë.

Por, e gjitha kjo për kryeministrin Edi Rama, është një emigrim normal, duke mos i bërë fare përshtypje për jetën e të rinjve.

Pyetje që shtrohet më të drejtë në të tilla raste është dhe sa të rinj dhe të reja duhet të vdesin jashtë vendit, që shqiptarët të ndërgjegjësohen se Rama duhet të largohet një orë e më parë nga pushtetit.

Kur shqiptarët kanë për ta kuptuar se të shqiptarët nuk duhet të dalin jashtë vendit të damkosur si trafikantë droge, apo që vijnë nga një vend i kanabizuar nga Edi Rama.

Kur shqiptarët kanë për ta kuptuar dhe të marrin në dorë fatet e veta, se Rama të vetmen gjë që ka bërë deri tani, i ka mbyllur derën çdo shprese dhe ëndrra të çdo shqiptari dhe ka hupur derën e pasurimit të tij dhe kriminelëve dhe banditëve që mban pas vetes.

E sigurt që dita nuk është e largët që shqiptarët kanë për ti kuptuar të gjitha të zezat që Rama po u bën shqiptarëve, por deri atëherë sa të rinj dhe reja do të vdesin. /55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 02 August 2018 12:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...