Tritan Shehu: Thaçi bën shtrembërime, ja e vërteta për rolin e Berishës

Saturday, 04 August 2018 17:20

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me akuzat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për bashkëpunim të qeverisë shqiptare 1992-1997 me qeverinë serbe të asaj kohe. I indinjuar nga deklaratat, Shehu i quan shtrembërime këto deklarata.
Më poshtë postimi i plotë:
Me shume habi degjova, pikerisht sapo bera nje postim per rolin e Berishes ne mbeshtetje te Kosoves, nje sere “akuzash” ndaj tij, diametralisht te kunderta me realitetin, rolin e kontributin e tij.
Si nje njeri qe ka bashkepunuar gjate me ate, qe kam pase nderin te jem dhe Minister i Jashtem kur ai ishte President, nuk mund te mos indinjohem thelle nga ato.
Nuk ja vlen te shkruash gjate per te rrezuar te tilla shtremberime, por nuk mund te rri pa theksuar ate qe eshte e verteta, rolin e pa zevendesueshem te Berishes jo vetem per demokratizimin e hapjen e Shqiperise, por dhe per kombin tone, perfshi e Kosoven e Rajonin.
Nje faktor thelbesor ne arritjet e pa imagjinueshme te shqiptareve ne keto 25 vite kane qene dhe zhvillimet demokratike ne Shqiperi, ecja e saj e shpejte drejt NATO e BE, racionaliteti e vizioni i politikave tona, roli thellesisht integrues e stabilizues per Rajonin qe ne luajtem prej Marsit 1992.
Dhe pa dyshim roli i Berishes si lideri i levizjes e proceseve tona demokratike, ishte paresor ne te gjitha keto procese.
Fatmiresisht edhe aktualisht mendimi e autoriteti i tij i pa diskutueshem vazhdon te jete nje mbeshtetje e ndihme e madhe ne kete drejtim, qe duhet degjuar e vleresuar me kujdes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...