Qëndrimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për ndryshimin e kufinjëve të Kosovës me Serbinë, ka sjellë reagime të ashpra jo vetëm nga kundërshtarët e tij politikë por edhe nga politikanët shqiptarë.
Përmes një statusi në facebook, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka theksuar se i vetmi politikan i dashur për Shqipërinë dhe për Kosovën është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë qeverisjes së tij ka bërë vepra madhore, ku një ndër to është ‘Rruga e Kombit’.
Ndërkohë ndoka i ka bërë thirrje presidentit Thaçi që ka ardhur momenti që ai të zgjëdhë se cili do të jetë pozicioni i tij në histori, duke i thënë që të zgjedhë mes një statuje bronzi apo mermeri.
Ja statusi i Ndokës:
Thjesht një realitet;
Sali Berisha mbetet politikani mbarëshqiptar më i dashur dhe më popullor në Kosove.
“Rruga e Kombit”, është vepra shekullore, që Kosovarët nuk duhet dhe nuk kanë për ta harruar kurrë! Kaq mjafton!??
???? Ka ardhur koha që politikanët kosovarë që kanë marrë pjesë në luftë; të largohen nga politika, po bejnë pis Kosovën dhe Shqipërine.
♦? Të zgjedhin; statuj prej bronzi apo mermeri, kaq mund te bëje historia per ta, per me tej po vetëdemaskohen.