Zbulohet qëllimi i transferimit të bazës së NATO-s në Kuçovë, Rama po privatizon Farkën

Hënë, 06 August 2018 17:20

Lajmi për ndërtimin e një baze ushtarake të NATO-s në Kuçovë u mirëprit nga të gjithë qytetarët shqiptarë, ku sigurisht që do të ketë dhe përfitime të mëdha në rritjen e ekonomisë.

Por pas këtij lajmi fshihet një tjetër plan ogurzi i kryeministrit Rama dhe oligarkëve të tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e oficerit dixhital, i cili tregon me detaje këtë plan të fshehtë të Ramës.

Në denoncimin e tij oficeri thekson, se plani për ndërtimin e një aeroporti në Kuçovë ka qenë ekziston që prej vitit 2011, por me ardhjen në pushte të rilindësve, ky projekt u bllokua si dhe autorët e tij u shpallën armiq.

Po pse sot po lejohet?

Më tej oficeri dixhital thekson se sot, Rama duke e shitur si një investim të madh dhe arritje të qeverisë së tij, atë që NATO do të investojë në vendin tonë, kërkon që të përfitojë personalisht diku tjetër.

Sipas oficerit dixhital, Rama kërkon që të privatizojë fushën e helikopterëve të Farkës, dhe këtë pronë publikë t’ua falë miqve të tij oligarkë.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

E vërteta e bazës ajrore të Kuçovës!

Duke përshëndetur çdo interes të NATO-s për baza apo lehtësi aeroportuale në Shqipëri, këtu më poshtë keni një informacion konkret të oficerit dixhital mbi të vërtetën për aeroportin ushtarak të Kuçovës. sb

“Pershendetje zoti kryeminister Berisha!

Siç me siguri jeni ne dijeni, Shefi I Misionit CUBIK ne ate kohe, ne 2011 Nenkolonel Lu Boros nuk pati marredhenie te mira me Mriken dhe shume here eshte perplasur per problemet e zvarritjeve edhe te Planit te Bazes Ajrore te Kucoves, dhe u largua me pas pa e perfunduar misionin e tij per te cilin ishin bere edhe shume studime , plane dhe ide nga ai dhe i gjithe grupit Cubik, te cilat ngelen te pazhvilluara si ne infrastrukture ashtu dhe ne pajisje luftarake. Grupi CUBIK mbronte idene e zhvillimit te kesaj baze si nje baze e rendesishme e FA Shqiptare dhe te NATO-s (si nje baze Hostnation). Plani mbeti ne sirtar rilindasish per me shume se 7 vjet, c'ka perben nje skandal politikisht, dhe nje humbje kohe te vlefshme ne kuader te modernizimit te FA me standardet e NATO-s.

"Rilindjes" ne ate kohe me sa duket i interesoi me shume "shoë" i turpshem i arrestimit te Gjeneral Brigade Syrja Gjokes, personit qe ne zbatim te ketij plani, si pjese e grupit CUBIK nisi punen per clirimin e hapesirave te aeroportit te Kucoves, sesa realizimi i Planit CUBIK, si nje arritje e administrates Berisha qe futi vendin ne NATO!

Perse e kane kerkuar sot? Sipas gjykimit tone, tani u intereson qe tokat e Farkes ku eshte Grupi i Helikoptereve, ti privatizojne. Firma shume e perfolur Fusha ka influencen me te madhe ne ate zone dhe ne ate toke ku sot eshte Rregjimenti I Helikoptereve. Projekti i gatshem, i perfunduar ne shtator 2011 eshte 45 faqe. Madje ne procesin e turpshem kunder Gjeneral Syrja Gjokes, eshte dorezuar si material i plote komplet Masterplanin i zhvillimit te Bazes Ajrore Kuçove por prokuroria e Beratit nuk e morri fare ne konsiderate . Prokurore ishte shoqja e deputetes se Kuçoves Felaj. Ju lutem njoftoni opinionin publik per kete skandal me permasa te cenimit te sigurise kombetare dhe funlsionimit te FA.

Nga nje grup ushtarakesh ne lirim dhe aktive, por gjithesesi ne sherbim te Atdheut nen moton "Atdheu, Nderi, Detyra" !”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...