S’ka zgjatur më shumë se 1 vit nga inaugurimi dhe sheshit “Skënderbej”, investimit me të cilën Erion Veliaj mburret lart e poshtë, instagram e facebook, i kanë dalë pllakat. Në mes të sheshit “Skënderbej” sot u panë fadromat dhe punëtoret e restaurimit. Me këtë sebep edhe Fusha ShPK po merr disa lekë shtesë për të rregulluar punimin e vet që e dorëzoi me garanci shumë vjeçare në qershor të 2017-ës.
Rindërtimin e sheshit “Skëndërbej” e ka kryer kompania e vetme konkurruese, Fusha Sh.P.K., kompani e cila e fitoi tenderin duke kërkuar rreth 3.8 milionë euro për këtë projekt. Punimet u ndanë në dy faza dhe në total e gjithë kostoja e punimeve në shesh kushtoi rreth 11 mln euro.
Por sikleti më i madh i Erion Veliajt mbetet çmimi i shumëpërfolur që sheshi “Skënderbej” rrëmbeu në konkursin ndërkombëtar. Veliaj nuk di si t’ia bëjë me këtë çmim. Pllaka t e sotme ia nxorën bojën.