×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndarja e Kosovës dhe “Kutia e Pandorës”, deklarata e Bashës që i shpëtoi medias

Tuesday, 07 August 2018 10:08

Paralajmërimi i Bashës kundër ndarjes së Kosovës që i shpëtoj medias disa javë më parë

Sot e gjithë politika, media, analistët shqiptarë e të huaj janë përfshirë në debatin e hapur për ndarjen e Kosovës.

Edhe pse e diskutuar edhe më herë, kjo temë mori vëmendjen kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi doli në një konferencë e u shpreh për ‘korrektim të vijës kufitare me Serbinë’.

Por për këtë çështje është diskutuar më herë edhe pse media shqiptare nuk e ka pasur në vëmendje këtë temë, për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë së Edi Ramës.

Për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duket se i pari që ka folur për këtë çështje në Shqipëri është Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Qëndrimi i tij, Basha e ka mbajtur që në datën 20 korrik gjatë takimit me presidenten Kroate Kolinda-Grabar Kitaroviç.

Por në atë kohë kjo çështje kaloi pa u vënë re në mediat e Tiranës për faktin e një vëmendje të munguar ndaj kësaj çështje. Sot kur idetë për shkëmbime territoresh janë kthyer në temë dite, vjen natyrshëm në vëmendje kundërshtimi që Basha i bën kësaj ideje edhe pse mediatikisht nuk kishte një artikulim masiv.

Në njoftimin për shtyp të PD-së theksohet se ‘në takimin me presidenten e Kroacisë, zoti Basha i ka cilësuar të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin idetë për shkëmbime territoresh të cilat sipas tij çojnë drejt hapjes së kutisë së Pandorës’.

Siç duket lajmi që tani ka përfshirë politikanë e analistë nga e mbarë bota shqiptare dhe më gjerë ka qenë më herët në vëmendjen e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha i cili e konsideron të rrezikshme për paqen dhe stabiliteti në rajon e më gjerë idenë e shkëmbimit të territoreve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...