Deputeti i PD-së, Agron Shehaj dhe drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion, Lealba Pelinku kanë dalë në një konferencë për mediat, për të denoncuar vjedhjet e qeverisë së Edi Ramës.
Që në nisje të fjalës së tij, deputeti Shehaj duke cituar një raport të bërë nga KLSH-ja, tha se ‘3.7 miliardë euro janë vjedhur nga qeveria e Edi Ramës’.
Sipas Shehaj, kjo qeveri i ka vjedhur çdo shqiptari 5 mijë euro.
Duke folur para mediave, deputeti i PD-së, Agron Shehaj është shprehur se të gjitha koncesionet e Edi Ramës janë bërë për të vjedhur e jo për shqiptarët...vijon