Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar se Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur tenderin për blerjen e 3 makinave me vlerë 295 milion lekë të vjetra.
Në njoftim thuhet se automjetet duhet të jenë tip ‘Sedan LWB’, (1) dhe SUV (2).
Në përshkrimin e specifikave të automjeteve thuhet se ata duhet të jenë me kilometrazh zero dhe dhe me vit prodhimi 2017 ose 2018.
Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences në Partisë Demokratike në të cilin shkruhet:
RUÇI: DERRKUCI ME FUSTAN QË ZHGRRYHET NË MAKINA QINDRA MILIONËSHE
295 milion lekë për 3 autovetura:
Një automjet, Sedan LWB, 113 milion lekë; 2 fuoristrada SUV, 91 milion lekë copa.
Edhe Ruçi nuk mbetet pas shokëve për shpërdorim milionash në autovetura, me specifikime superluksi, ndërkohë që shumica e qytetarëve që i kanë zgjedhur, nuk mbyllin dot muajin, braktisin shkollat, vendin, vetëvriten nga dëshpërimi i kushteve migjeniane.
Ky është modeli që mbolli e lulëzoi me Ramën, shpërdoro miliarda e miliarda përvetëso për vete e për një grusht miqsh, ky është modeli që e mban peng vendin.