×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama me katër pushtete në xhep, të parën kapi median

E Enjte, 09 August 2018 22:16

Kryeministri Edi Rama në këto momente ndihet më shumë se i plotfuqishëm, nuk i ka mbetur asnjë betejë për të kontrollur gjithçka në vend, pasi të gjithë institucionet dhe pushtetet i ka nën zotërim. Kontrollon gjithçka dhe ju desh vetëm pak kohë që të fuste në rrethin e tij të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shërbimin sekret.

Si një strateg i mirë për të manipuluar dhe propaganduar, Rama e kishte të qartë se për të ardhur në pushtet si hap të parë duhet të kontrollonte median, sidomos televizionet kryesore, apo edhe gazetat e mëdha, në kohën kur kjo e fundit kishte vlerë. Sapo mori bashkinë e Tiranës, Edi Rama të parën kapi të ashtëquajturin “pushtetin e katërt”, mediat e vendit. Joshi botuesit dhe pronarët e televizioneve me leje ndërtimi, favore reklamash, ndikim në pushtetin lokal dhe çdo formë tjetër të pamoralshme.

Katapultimi i tij nga bashkia në parti e nga partia si kryeqevritar, ia shtuan edhe më shumë dëshirën për të pasur nën zotërim gjithçka. Sot kryeministri është i gjithëpushtetshëm. E ka të tijën legjislativin, një parlament të mbushur me idhtar të tij, “personalitete” që mendojnë si kryetari tyre dhe janë gati të ngrenë kartonin jeshil për të aprovuar çdo projekt ligj të ofruar nga qeveria. Gjithashtu brenda kabinetit mban njerëzit e besuar që mund të pranojnë të “fyhen” vetë, por kthehen në “përbindësha” kur u shajnë kryetarin.

Rama e ka të qartë që median, legjislativin dhe ekzekutivin e ka në duar, por në mandatin e parë i kishte mbetur vetëm një pushtet i pabindur, ai ishte gjyqësori. Pasi fitoi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare i vetëm, pa ndihmën e LSI-së, në vitin 2017 gjeti momentin më të përshtatshëm për të futur në duart e tij kontrolluese edhe drejtësinë. Fillimisht me shumë pak betejë kapi Prokurorinë e Përgjitshme, duke emëruar në krye të saj Arta Markun dhe koha e tregoi se tashmë prokuroria është tërësisht në shërbim të pushtetit. Gjyqësorin thuajse e ka nën kontroll, ku nëpërmjet institucioneve të vettingut (që janë sa për imazh të pavarura), po kontrollon gjyqësorin.

Sikur të mos i mjaftonin të katër pushtete në duart e tij, Rama kapi edhe të vetmin institucion që i kishte dalë jashtë “kontrollit” siç ishte Shërbimi Informativ Shtetëror. Pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës, Rama bëri kryeagjent një nga të bindurit e tij. E vetmja që i ka mbetur pa e futur në “kosh” është Presidenca, por edhe atë në fundin e mandatit të dytë qeverisës e ka tërsisht nën kontroll. Një pushtet kaq të madh në duar e kanë vetëm Erdogan apo Putin, që e arritën pas shumë vitesh beteja e luftë të brendshme, ndërsa Rama i mori të gjitha pushtetet në pak vite… dhe me gjasë duket se do i mbajë gjatë./Boldnews

Modifikuar më E Enjte, 09 August 2018 22:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...