Sot ditën e 30 vjetori i ekzekutimit, është përkujtuar poeti kuksian Havzi Nela, duke inauguruar rindërtimin e shtëpisë e tij.
Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje tek vendi i njohur me emrin agjencia në qytetin e Kukësit.
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ishte i pranishëm gjatë inaugurimit në shtëpinë e rindërtuar nga Bashkia Kukës të poetit Havzi Nela në fshatin Kollovo.
Paloka tha se Havzi Nela u var se dashuronte lirinë dhe se ai ishte simboli i fjalës së lirë.
‘Ne sot kemi me parlament kemi bijtë e atyre qe varën Hazi Nelën, i biri i atij që firmosi varjen e Havzi Nelës sot është kryeministër, për fat të keq askush nuk ka kërkuar falje’, u shpreh Paloka gjatë fjalës së tij.
Ndërkaq Bashkim Shehu, kryetar i Bashkisë Kukës u shpreh se sot po kthejmë në Kollovoz shtëpinë e tij në shtëpinë e lirisë dhe se shtëpia e tij do të jetë muze.