Baza e NATO-s në Kuçovë/ Imami: Projekti ishte gati që në 2011, por Rama e bllokoi

Premte, 10 August 2018 15:59

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami përshëndet vendimin e marrë nga Aleanca e Atlantikut Verior, për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës, që mundëson ndërtimin e aeroportit të vetëm të forcave ajrore të Shqipërisë.

Por z.Imami thotë për “Gazeta Shqiptare” në një bisedë telefonike se ky projekt ka nisur që në vjeshtën e vitit 2011 dhe sipas tij, PS-ja me ardhjen në pushtet e vonoi për më shumë se 4 vite këtë projekt. Madje, ai përmend arrestimin e gjeneral Syrja Gjokës sapo e majta erdhi në pushtet, ndërsa kishin bllokuar për katër vite projektin e dhënë. Ish-ministri tregon se bashkë me gjeneralin Gjoka inspektuan zonën, e cila sipas tij ishte në gjendje të tmerrshme prej mbetjeve të kohës së diktaturës. Imami shprehet se u bë një punë shumë e mirë përgjatë atyre viteve të qeverisjes së PD-së për ta shndërruar në aerodrome dhe projekti ishte gati, por PS-ja e bllokoi atë. Gjithsesi, Arben Imami e konsideron hap pozitiv kthimin e saj në bazë të NATO-s, pavarësisht se siç thotë ai, nuk e di konkretisht se çfarë përmban projekti.

Z.Imami, NATO ka vendosur të ndërtojë bazën ajrore në Shqipëri, pikërisht në aerodromin e Kuçovës, e cila do të mund të përdoret nga Aleanca për qëllime logjistike, policimi ajror, furnizimi, trajnimi etj. Si e konsideroni këtë projekt?

Është hap pozitiv, por nuk e di konkretisht se çfarë përmban projekti. Gjithsesi, është një projekt që duhet përshëndetur si mjaft pozitiv.

Ish-kryeministri Berisha është shprehur se ky projekt u përgatit nga një kompani serioze amerikane, ‘Cubik’ që në vjeshtën e vitit 2011, si dhe filluan parapërgatitjet për zbatimin e tij. Ju keni qenë ministër i Mbrojtjes në atë periudhë, ndaj si qëndron e vërteta?

Po, është e vërtetë. Projekti ka që në vitin 2011 dhe ne nisëm përgatitjet e para. Kam shkuar edhe vetë në bazë dhe kam parë gjendjen në të cilën ishte aeroporti i Kuçovës dhe si u shndërrua deri në momentin që erdhën socialistët në pushtet.

Në çfarë gjendjeje ishte baza ajrore e Kuçovës në vitin 2011?

Në gjendje tmerri. I mbërthyer nga papastërtitë dhe mbetjet e kohës së diktaturës nga të gjitha anët e zonës. Rregulluam të gjithë ambientin, kapanonet e gjithçka që ishte e shkatërruar. Ishte në një gjendje të amortizuar. Kam qenë vetë aty, kemi inspektuar zonën dhe kemi nisur nga puna për përgatitjen e bazës deri në momentin e bllokimit.

Pse u zgjodh pikërisht baza e Kuçovës për NATO-n?

Kërkohej një zgjidhje afatgjatë për Forcat Ajrore dhe ne projektuam pikërisht bazën e Kuçovës. Aeroporti i Kuçovës është më i sigurti nga ana klimatike dhe marrjen e masave konkrete dhe aerodromi i Kuçovës është tredimensional, ka edhe infrastrukturën tokësore. Ndaj filluan parapërgatitjet për zbatimin e tij dhe ishte gjenerali Syrja Gjoka, që u mor konkretisht me gjendjen e bazës ndaj dhe sapo PS-ja erdhi në pushtet, e arrestoi atë. Ai u mor me inspektimin e zonës nga ku u bënë përgatitjet e nevojshme për një aeroport rezervë për NATO-n. Turqit kishin një projekt në atë kohë dhe për këtë ka pasur takime dhe bisedime konkretet me ushtarakët e lartë turq për ndërtimin dhe zhvillimin e aerodromit të Kuçovës.

Z.Berisha ka deklaruar se “ata që demonstruan me portrete të Enverit ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, përzunë kompaninë që bëri projektin dhe si banditë të vërtetë arrestuan gjeneral Syrja Gjokën në mënyrën me banditeske, duke vonuar për së paku katër vite projektin e dhënë”….

Gjenerali Syrja Gjoka ishte komandat i bazës ushtarake ajrore të Kuçovës dhe u mor posaçërisht me përgatitjet e aerodromit të Kuçovës. Kjo është arsyeja që u arrestua gjenerali në 2014-ën. Gjeneral Syrja Gjoka është marrë posaçërisht me gjendjen e aeroportit, me pastrimin nga rrënojat e vjetra. Është mbajtur disa javë në paraburgim.

Çfarë ndodhi me bazën e Kuçovës në momentin e ndërprerjes së përgatitjeve?Pas bllokimit të projektit që ishte një punë trevjeçare dhe pothuajse aerodromi ishte gati, nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk jam në dijeni pas këtij momenti, por projekti i NATO-s është hap pozitiv.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...