Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas ngjarjes tronditëse të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selenicë të Vlorës, ku një 24 vjeçar ekzekutoi plot 8 anëtarë të një familjeje.
Postimi i Manjanit:
‘Jam dakort me Namik Doklen.
Po, duhen mbledhur armët!
Por, bashkë me armët duhen mbledhur edhe të sëmurët psikikë që rrinë rrugëve pa trajtim dhe në përçmim të plotë.
Këto janë ‘bombat lëvizëse’ të rendit publik!
Arrestimet post mortum nuk mjaftojnë’, shkruan për këtë çështje Ylli Manjani në faqen e tij në Facebook.