Kryetari i PD Lulzim Basha, ka shprehur dhimbjen e tij për ngjarjen tragjike të Selenicës ku u masakruan 8 anëtarët e familjes Zykaj.
Ja çfarë shkruan ai në Twitter:
“Vrasja mizore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë 2 fëmijë, ka tronditur të madh e të vogël.
Mendimet dhe lutjet e mia janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve.
Sot është ditë zie për Vlorën dhe vendin por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë.”