Berisha: Masakra e Vlorës bëri bujë në botë, por nuk të preku ty o skizofren

Saturday, 11 August 2018 18:11

Ngjarja e djeshme në Resulaj të Vlorës, ku një 24 vjeçar u mori jetën 8 personave të tjerë, ishte një nga lajmet më të zeza që u transmetua në mediat shqiptare dhe që tërhoqi vëmendjen dhe u pasqyrua si një ngjarje makabre edhe në mediat më të mëdha botërore.

Të shumta ishin reagimet nga politikanë, qytetarë, pas kësaj masakre, por asnjë reagim nga ana e kryeministrit Rama apo ministrave dhe zyrtarëve të lartë socialist.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një sjellje të ulët dhe turpëruese, mungesën e reagimit nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili minimalisht duhet të dënonte aktin dhe kriminelin, por në vend të kësaj ai hesht.

Ndonëse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja tragjike, kryeministri Rrama dhe asnjë nga ministrat e tij, nuk kanë thënë ende një gjysmëfjale, mesa duket jeta e 8 njerëzve nuk u intereson, pasi për momentin janë me pushime.

Postimi i plotë:

Një masakër që tronditi Shqipërinë dhe bëri lajme botëror por nuk të preku ty o skizofren! Njëmijë herë turp o faqezi antishqiptar dhe antinjeri!

Miq, masakra në Resulaj të Selenicës, në të cilën një xhelat i vërtet mori jetën e tetë fëmijëve, burrave, grave të pafajshëm dhe plagosi disa të tjerë, ka shkaktuar dhimbje, tronditje dhe zi në zemrën dhe votrën e çdo shqiptari.

Kjo masaker makabre ka përbërë një lajm botëror në të gjitha mediat e mëdha të botës. Por kjo masakër nuk ka përbërë lajm, nuk është dënuar dhe nuk është thënë një fjalë ngushëlluese familjarëve nga monstra në krye të qeverisë dhe fundërrinat e tjera të kabinetit të skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau për së dyti viktimat e Selenicës!

Me këtë rast dua ti them monstrës në krye të qeverisë, njëqind e njëmijë herë turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe fundërrinave që të rrethojnë! sb

Modifikuar më Saturday, 11 August 2018 18:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...