Kryeministri Edi Rama sot ka ngushëlluar qeverinë Italiane për tragjedinë e Genovës, duke u shprehur se ‘e kishte mendjen tek viktimat’.
Reagim ky i cili ka shkaktuar reagime të menjëhershme, dhe i pari që ka shkruar në “facebook” e tij është ish-ministri Ylli MANJANI.
Për Manjanin ky reagim është një hipokrizi totale e Edi Ramës, që vetëm pak ditë më parë duhej të kishte ngushëlluar për tragjedinë e Selenicës.
Siç duket sipas Ramës, një tragjedi si e Selenicës mund të ndodhë kudo dhe s’ka nevojë për ngushëllime, por si e ajo e Genovës jo.
Postimi i Ylli Manjanit:
I qenka ‘copëtuar zemra’ udhëheqësit për tragjedinë e Genovës!
Për tragjedinë e Selenicës dhe tragjedi të përditshme në Shqipëri i bëhet zemra mal!
Turp e faqe e zezë!
Hipokrizi bajate!