Një video e cila turpëron policinë e shtetit është publikuar paraditen e sotme. Një grup policësh shtyjnë furgonin e tyre në rrethrrotullimin e Saukut, një dëshmi reale kjo e shpartallimit të uniformave blu.
Kjo video është bërë publike nga Ish-kryeministri Sali Berisha përmes n jë postimi në “facebook”, duke e shoqëruar me ironi: Policia e shtetit drejt protestave antiqeveritare!
Duke ju referuar mesazhit nga një oficer policie, “eshte krijuar një pakënaqesi e thellë në radhet e policise dhe po bëhen organizime dhe po mblidhen firma per fillimin e protestave të fuqishme antiqeveritare në shtator”.
Postimi i plotë:
Policia e shtetit drejt protestave antiqeveritare!
Piktori deshtak me Fatziun e tij vete levizin me çarter dhe helikoptere kurse policise i kane lene karrocen e Dylit!
Te dashur miq, policia e shtetit eshte plotesisht e shpartalluar, pa uniforma, me ngrirje te rrogave, de fakto ulje te tyre dhe me automjete qe mbeten rrugeve nderkohe qe narkoqeveritaret zhgerryhen ne luks, levizin me charter, helikpotere dhe automjete ultra te shtrenjta. Per te gjitha keto, sipas oficereve dixhital, eshte krijuar nje pakenaqesi e thelle ne radhet e policise dhe po behen organizime dhe po mblidhen firma per fillimin e protestave te fuqishme antiqeveritare ne shtator!
Duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimet e Norieges dhe Fatziut te droges dhe narkoqeverise se tij ndaj policise, mbeshtes dhe bej thirrje qytetareve te solidarizohen me kerkesat e drejta te policise se shtetit! Sb