Presidenti Meta nga bjeshkët: U nisëm për në Prevallë, por e kthyem nga një përrallë

Saturday, 18 August 2018 09:20

Presidenti i vendit Ilir Meta dhe familja e tij kanë zgjedhur që pushimet e kësaj vere mos t’i kalojnë në det, por t’i kalojnë maleve në bjeshkë.

Presidenti ka ndarë foto me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe fëmijët, teksa shprehet se e gjithë zona e Prevallës është një përrallë e vërtetë.

Meta tregon se të 12 ditët që ka kaluar në këtë zonë kanë qenë njëra më e bukur se tjetra.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjave të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë.

12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit”, shkruan Meta ku ka bashkëngjitur edhe fotot e mëposhtme.

Login to post comments