“Bota po rigrupohet në zona ekonomike, ne na iku treni për faj të kllounit”

Saturday, 18 August 2018 10:23

Nga Ylli Manjani.

Treni që po ikën...

E gjithë bota po rigrupohet në zona ekonomike influence. Fuqitë e mëdha, ata të traditës (SHBA e Rusi) kanë përcaktuar piketat kryesore. Pritet dhe reagimi i Kinës. Pra ndarja dhe rigrupimi i ri nuk ka lidhje më me gjeo-politikën e derisotme, por thjesht me ekonominë. Me burimet natyrore dhe tregjet.

Ndërkohë që bota është përfshirë në këtë projekt global, shqiptarët konsumojnë propagandë! Gënjehen e mashtrohen çdo ditë e për çdo gjë!

Absolutisht për çdo gjë!

Të qeverisur kiminalisht keq, shqiptarët nuk janë në asnjë njollë të hartës së re ekonomike! Në vend të fokusohemi tek menaxhimi pasurive dhe orientimi ekonomik i trevave tona merremi me kufinj, vetpallohemi me medemek baza ushtarake, me djegje mbetjesh të gjithë dynjasë, bëhemi kavje njerëzore për eksperimente shoqatash dhe ambasadoresh të huaj e me muhabete krejt pa lidhje!

Në perëndim, kryeministri paraqitet si klloun cirku, herë me atlete e herë me çitjane. Kot fare, thjesht për të ra në sy, pavarësisht se për keq!

Kjo do të thotë se në vijim Shqipëria dhe shqiptarët mund mbeten për t’u treguar me gisht si “ata që merren me drogë” e me “punët e pista” për të cilat ka nevojë perëndimi.

Ky ishte ( ndoshta ende është) treni më i rëndësishëm i shqiptarëve kudo jetojnë.

Qeveria, ministritë e ambasadat e kanë mendjen tek..... Tenderat, koncensionet e droga. Pra tek punët e tyre personale, jo të Shqipërisë! Ndërkohë treni iku...

P.S. Sa mirë që kemi Kryetarin e Bashkisë të Tiranës! Merremi me Teatrin e me Kullat më mirë... Gjithë bota mbarë ja ka zili...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...