Denoncim/ Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj dhe mafia e tij po zhvasin qytetarët

Diel, 19 August 2018 14:23

“Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, është duke zhvilluar një aktivitet kriminal në këtë qytet” është ky denoncimi që një qytetar ka bërë të Ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë mesazh dërguar ish-kryeministrit, qytetari shkruan se Gjonaj në bashkëpunim  ke përgjegjësin e OSSHE-së në Pukë, Ndue Nikolli, janë duke mbifaturuar qytetarët e shkretë, duke mbuluar kështu humbjet që vijnë nga bizneset e kryetarit të bashkisë.

Këtë denoncim Ish-kryeministri Berisha e ka bërë3 publik përmes një postimi në “facebook”.

Më tej qytetari tregon se ‘mafia” e Gjonajt ka kapur postet në këtë qytet duke bërë që qytetarët të kenë frikë të ngrenë zërin për të drejtat e tyre.

Postimi i plotë:

Denoncohet mafia shteterore e Pukes me ne krye kryetarin e Bashikise Gjon Gjonaj!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Përshëndetje, doktor Berisha!

Duke qenë besimplotë se adresimi i çështjes së mëposhtme tek Ju, si “institucioni” më i rëndësishëm dhe më influent në denoncimin e zullumeve të zyrtarëve të administratës dhe të drejtuesve të saj anëkënd Shqipërisë, po të referoj një situatë shumë shqetësuese që ndodh në Pukë. Që me zgjedhjet e vitit 2015 ku u zgjodh kryetar i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj, një emër i njohur në procesverbalet e policisë për vepra të ndryshme penale, është instaluar një kastë kriminale në drejtim të institucioneve lokale, e cila vjedh dhe zhvat qytetarët me çdo formë dhe mjet. I tillë është rasti i përgjegjësit të OSSHE -së Pukë Z. Ndue Nikolli, i cili në paligjshmëri të plotë dhe përmes një skeme korruptive ka krijuar një sistem abuziv mbifaturimi të faturave të energjisë elektrike në kurriz të abonentëve familjarë, dhe e gjitha kjo bëhet për të mbuluar humbjet që vijnë nga favorizimet ndaj biznesit të kryetarit të bashkisë.

Z Berisha, kapja e administratës lokale nga shpura e kryetarit të bashkisë Pukë, është në kufijtë e alarmantes, por qytetarët e “ngratë” nuk mund ta ngrenë zërin, sepse ndjehen të kërcënuar nga brutaliteti dhe ashpërsia e bandës kriminale të Gjon Gjonajt. Mjafton të evidentosh faktin e “çuditshëm” se në krye të dy institucioneve lokale, me një peshë specifike për përmbushjen e qëllimeve ogurzezë të kryetarit të bashkisë Pukë, janë dy vëllezër; Ndue Nikolli, përgjegjës i OSSHE-së Pukë dhe Gjovalin Nikolli, përgjegjës i zyrës vendore të regjistrimit të pasurive Pukë. Ky fakt, është shprehje konkrete e materializimit të skenarëve për të ushtruar trysni dhe kontroll mbi qytetarët, e deri tek përfitimet me faturime aforfe të biznesit të kryetarit apo dhe përpjekjet për të përvetësuar pronat e qytetarëve, ku zgjerimi i ambienteve të Hotel -Turizmit e vërteton më së qarti këtë gjë.

Për gjithçka më, sipër qytetarët e Pukës kërkojnë denoncimin përmes potencës dhe impaktit të padiskutueshëm që ka “institucioni” Juaj.

Ju lutem, ruani anonimatin e referuesit!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...