“Spitali psikiatrik i Elbasanit si spital kafshësh! Krim, turp e faqe e zezë!”

E mërkurë, 22 August 2018 11:27

Një qytetar para pak kohësh ka denoncuar të Ish-kryeministri Sali Berisha situatën skandaloze në të cilën ndodhet spitali psikiatrik i Elbasanit.

Në mesazhin e tij qytetari vë në dukje një mungesë të theksuar të stafit të nevojshëm.

Më tej qytetari shkruan se pasi ky problem u vërtetua ai kuptoi poashtu që ministria ishte në dijeni për këtë  problem, por deri më tani duket se nuk i ka interesuar aspak, pasi nuk ka lëvizur as gishtin më të vogël për zgjidhjen e tij.

Këtë denoncim ish-kryeministri e ka bërë publik në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Spitali psiqiatrik i Elbasanit si spital kafshesh! Krim, turp dhe faqe e zeze! sb

“Pershendetje, Ne rradhe te pare dua tju pershendes si zeri i se vertetes. Po ju parashtroj problematiken qe kam pare me syte e mi. Kam te shtruar ne Spitalin Psikiatrik te Elbasanit nje te afermin tim , dhe ne pamje te pare ky spital te jepte pershtypjen e nje sitali normal por kur hyje bernda skandalizoheshe pasi doje te takoje nje mjek specialist ato nuk ekzistonin por plotesoheshin me mjeke patolloge te dale ne pension te cilet benin roje prane ketij spitali , duke u pasuar me infermiere qe ishim shume te manget ne strukture dhe zor se takoje nje prej tyre per te biseduar , dhe me e keqja qe u skandalizova ishte mungesa e kujdestareve qe me sa numurova une nje repart kishte me shume se 35 paciente te mbuluar vetem nga nje kujdestar qe nga biseda qe bera me kujdestarin e nje pavioni mu shpreh qe ne me rregullore duhet qe te mbajme jo me shume se 8 paciente por nevoja per pune na ben qe te punojme te rrezikur sepse po te ankohemi na heqin buken e gojes . Per mendimin tim keto infermiere dhe kujdestare , se mjek specialist nuk pash jane vertet heronj , prandaj ju lutem ngrijeni si problem qe neser mos jete vone per tu bere lajm per ndonje te papritur qe mund te ndodhi sic ndodhi ne Spitalin Psikiatrik te Vlores qe dhe si personel jane shume me teper se i Elbasanit, Besoj se keta paciente dhe personel te spitalit te Elbasanit i ruan zoti , Faleminderit dhe shpresoj se do ta merni parasysh kete problematike .”

“Pershendetje Doktorr problematiken qe ju kam parashtruar per Spitalin Psikjatrik te Elbasanit me vjen mire qe e vertetoi dhe e beri problem dhe TV . A.B.C. Neës , por mbas lajmit qe degjova ne tv bera dhe nje telefonate me kujdestarin e pavionit ku une kam te shtruar nje personin tim per ta pyetur per gjendjen e pacientit por i mora dhe disa informacione , ne kete moment qe ishte ne pune Pavioni i tij kishte 57 paciente qe per to kujdeseshin 2 gra dhe nje burre me sakte nje infermiere nje pastruse dhe nje kujdestare po me tha qe pavionet e tjera kane dhe me shume paciente shkojne deri ne 80 paciente per pavion dhe mjek roje per momentin kishin nje mjek Patolog te dale ne pension qe ben roje prane ketij spitali. dhe mjek specialist pasken vetem nje dhe ky quhet Roland Berdufi , dhe kur e pyeta po drejtori juaj cfar ben ? mu Pergjigj qe drejtor kemi Arben Rucin qe e ka ngritur kete problem qe diten qe ka filluar pune duke ikur pothuajse perdite ne ministri per te kerkuar celje fondesh por kerkesa e dr ka shkuar ne vesh te shurdher dhe ai eshte i ngarguar aq sa dhe lejen e zakonshme se ka mare sivjet pasi eshte i tensionuar nga gjendja qe ka ne spital , nga mbifryerja ne pacient dhe mungesa e tepert ne personel , Faleminderit doktor vetem respekte per ty i nderuar”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...