Taulant Balla, mik me narko-trafikantin. Vetingu do e “fluturonte” nga detyra

E Enjte, 23 August 2018 17:49

Taulant Balla është një ndër politikanët që ngazëllehet më shumë kur organet e Vetingut shkarkojnë nga detyra gjyqtarë dhe prokurorë. Thuajse në çdo vendimmarrje të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për largimin e ndonjë gjyqtari nga funksioni, Balla nuk humbet rastin që të komentojë për “mrekullinë e Reformës në Drejtësi” që solli ai dhe partia e tij.

Por vetë Taulant Balla, nëse do të përfshihej në procesin e Vetingut, do të fluturonte menjëherë nga detyra e tij e lartë si deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Ai, siç pranoi edhe vetë, ka miqësi familjare me Mond Begën, narko-trafikantin e shndërruar në biznesmen të suksesshëm gjatë periudhës së pushtetit të “Rilindjes”.

Mond Bega është dënuar me 20 vjet nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Autoritetet italiane e njohin atë si pjesë e bandës së Aldo Bares, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm. Mond Bega, pas disa manovrave ligjore në Shqipëri, arriti të përfitonte ulje të konsiderueshme dënimi, duke u vujtuar përfundimisht 4 vite pas hekurave në vendin tonë, pas një procesi njohjeje të vendimit të gjykatave italiane.

Ai tashmë rezulton mik familje me njeriun që socialistët e kanë pranuar si numrin dy të tyre, Taulant Ballën. Ky i fundit e pranoi vetë publikisht miqësinë me Mond Begën, duke u betuar nga ana tjetër se as ai dhe as Partia Socialiste, nuk i kanë dhënë mbrojtje politike nga problemet penale që mund të kishte ish-trafikanti i konvertuar në biznesmen ndërtimesh.

Nëse procesi i Vetingut do të përfshinte në verifikim edhe politikanët, tashmë Taulant Balla do të ishte i shkarkuar nga detyra, për shkak të “kontakteve të papërshtatshme me persona të krimit të organizuar”.

Ligji për Vetingun, në nenin 38 të tij, parashikon penalizimin për gjyqtarët dhe prokurorët, në rastet kur subjekti i rivlerësimit: është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar; kur subjekti i rivlerësimit ose personi i lidhur me të ka pasur një komunikim jorastësor me një person të përfshirë në krimin e organizuar; kur subjekti i rivlerësimit ose një person i lidhur me të ka shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar; kur subjekti i rivlerësimit ka lidhje të ngushta me një person të përfshirë në krimin e organizuar; ose kur subjekti i rivlerësimit merr pjesë ose është i pranishëm në takime me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar….

Sipas parashikimeve të mësipërme ligjore, Taulant Balla është në shkelje flagrante të disa prej tyre. Ashtu siç pranoi edhe vetë publikisht, ai ka njohje dhe lidhje të ngushta familjare me Mond Begon, çfarë do të thotë që Balla-Bego kanë takime të shpeshta jorastësore dhe se ata kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit më shumë se njëherë dhe në vende të ndryshme.

Taulant Balla, njeriu që propagandon më së shumti efektet dhe rezultatet e Reformës në Drejtësi, në fakt do të ishte vetë një prej të penalizuarve të mëdhenj nga procesi i Vetingut në politikë. Ai, për shkak të pushtetit që zotëron, mund të ishte pa frikë një prej “peshqëve të mëdhenj”, nga ata që kërkonte një diplomat i rëndësishëm në Tiranë, i larguar pak javë më parë. Ai diplomat i rëndësishëm nisi kërkimin “me qiri” për peshqit, ndërkohë që zgjodhi të mos i shihte ata që gjendeshin nën prozhektorët e drejtuesve politikë në Shqipëri, si në rastin e Taulant Ballës./ Boldnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...