Erjon Veliaj peshon gjakun e dhuruar dhe i ve çmim jetës

E Enjte, 23 August 2018 18:19

Erjon Veliaj është një rast i veçantë për t’u studiuar jo vetëm në teologji por edhe në psikologji. Në disiplinën e teologjisë ai përbën një ekzemplar të anti-njeriut, të rastit ku morali dhe humania zvetënohet brenda një njeriu të degraduar. Në atë të psikologjisë përbën pacientin më problematik, ku lajthitja për pushtet të çon si dikur Kaligula, të emërosh kalin konsull. Në versionin e mëhalles së Rilindjes, pushteti ka filluar jo vetëm të marrë pamjen e Edi Ramës, por edhe “kuajt” që Edi Rama ka emëruar kryebashkiakë, kanë filluar të çalltisin.

Duke iu bashkuar fushatës së dhurimit të gjakut, Erjon Veliaj na tregon brumin e tij, jo si shitës fiqsh, por si i ikur nga fiqiri. Ai bëri një deklaratë vampirike. “Falë kontributit të Bashkisë së Tiranës, volumi i gjakut të dhuruar u rrit me 250%”.Kjo fjali flet po aq sa një diagnozë mbi psiqikën e Veliajt dhe mbi mënyrën sesa ai e peshon jetën e njeriut. Dhurimi në vetvete është një akt që ndjek një kod etik dhe moral saqë edhe në shumat e parave, vlera monetare e dhurimit nuk tregohet. Por, kur vjen puna tek dhurimi i gjakut theksohet një solidaret njerëzor dhe shpirtëror që aspak nuk duhet monetarizuar apo ekuivalentuar në një shumë numerikë. Erjoni e bëri këtë ! Ai i dha emërtim numerik diçkaje që s’ka çmim, vetë jetës.

 

Modifikuar më E Enjte, 23 August 2018 18:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...