Kreu grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka thënë përmes një psotimi në “facebook” se Lëvizja Rinore për Integrim është kundra hajdutëve të pushtetit që sipas tij është ngritur mbi drogë dhe hajdutëri.
Vasili shprehet se mesazhi i LRI është i qartë, pasi sipas tij ka treguar rrugën, moralin dhe forcën si duhet përballur e keqja.
Postimi i plotë:
LRI kundra hajduteve te pushtetit dhe shushunjave perqark tij.
Mesazhi i LRI s’ka asnje ekuivok dhe eshte shume i qarte.
Nje pushteti te ngritur mbi droge e hajduteri, dhe moralisht mbi pabesi e poshtersi i duhet goditur ballas dhe pa asnje kompromis.
Si mund te kete nje qendrim tjeter ndaj droges dhe kusarise.
LRI rrezon kulisat e pazaret, e skutave dhe vrimave,duke vendosur betejen ne fushe te hapur ku palet perballe jane e mira dhe e keqja.
Te vendosur tek e mira me force,ide dhe temperament LRI natyrshem ka vene ne hall shushunjat perqark pushteteve te djeshme e te sotme.
LRI ja ka dale ti beje qesharake shushunjat, qe nuk i shqetesojne miliona euro luksi te qeverise per avione e zyra,qe nuk i shqeteson qe 70% rinj duan te ikin nga Shqiperia,qe 50% e shqiptareve duan te ikin nga vendi,por te gjithe shushunjat i shqeteson mesazhi i perballjes me te keqen, qe e than mocalin e te keqes ku shushunjat gjallojne.
LRI na tregoi rrugen,moralin dhe forcen si duhet perballur e keqja,shembja e te keqes ngordh edhe shushunjat.
Te keqiat vijne bashke por edhe ikin bashke….