Udhëtimet me charter dhe jeta e luksit që bën kryeministri Edi Rama, është e gjitha në drejtim të kundërt me jetën që bëjnë qytetarët shqiptarë.
Përmes një postimi në “facebook” deputetja e PD-së njëherësh kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, ka bërë disa paralelizma mes jetës që bën Rama dhe jetës që bëjnë qytetarët shqiptarë.
Postimi i Vokshit:
#SULLTAN #RAMA VS. #POPULLI
#Populli:
- Mbi 100 mijë fëmijë jetojnë me më pak se tre vakte ushqim në ditë;
- Mbi 600 mijë pensionistë jetojnë në varfëri
- Dhjetëra mijëra të sëmure nuk përballojnë dot koston e ilaceve;
- Gjysma e rinisë është e papunë dhe e pashpresë;
- Mbi 60 përqind e njerëzve shohin migrimin si të vetmen të ardhme.
#Sulltani
- Jeton në lluks të turpshem: me zyra, makina, shtëpi e veshje superlluksoze.
- Udhëton cdo fundjave nëpër botë, për qejf e argëtim, me avionë charter dhe duke frekuentuar hotelet dhe restorantet më të shtrenjta të botës.
- Nuk le ndeshje të rëndësishme basketbolli e futbolli dhe aktivitet tjetër qejfi në botë pa ndjekur.
- Të gjitha me paratë e zhvatura nga populli varfër, i sëmurë, i pashpresë.
Për popullin as që i shkon në mendje, as që harxhon një sekondë të mendoje. Popullit ja ka hequr vizën.
Ndaj tani është koha që populli t’ja heqe vizën sa më parë e ta #REFUZOJË.