Në Durrës ka nisur samiti informal një ditor mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”.
Në këtë mbledhje është i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn. Në orën 10:00 ka nisur mbërritja e delegacioneve, ndërsa kryeministria ka zbardhur dhe disa nga temat e diskutimeve si dhe axhendën.
Disa nga temat e diskutimit do të jenë:
Një vizion të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian;
Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1;
Marrëveshja Roaming;
Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.
PROGRAMI I TAKIMIT
09.40 – Ardhja e delegacioneve
09.50 – FOTO Familjare
10.00 – Fillimi i sesionit të Samitit
12.15 – Konferenca për Shtyp
*Kryeministri Rama + Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës
– Fjalë Kryeministri Rama
– Fjalë Komisioneri Hahn
– Pyetje (1 pyetje për secilin kryeministër).