Kush është 21-vjeçari që u vrau dy veta në Fier? Pasi i përplasi iku me vrap, rezulton me...

Hënë, 27 August 2018 11:05

Mbrëmjen e së dielës dy djem të rinj, kushërinj me njëri tjetrin humbën jetën në fshatin Arapaj, në Roskovec të Fierit. Viktimat janë Amarildo dhe Festim Dogani 21 dhe 29 vjec.

Ata kanë qenë duke ecur anash rrugës kur një makinë që levizte me shpejtësi i përplasi fatalisht dhe më pas makina ra në kanal. Ndërsa drejtuesi i mjetit, iku me vrap por u kap pas disa minutash nga policia.

Ai është Amarildo Çalamani, 21 vjec. Nga verifikimi ne sistemin e-gjoba rezulton se Amarildo Çalamani është drejtues mjeti problematik, pasi është ndëshkuar me 10 masa administrative dhe konkretisht:

3 masa për parakalime te gabuara brenda vitit 2018, 2 masa për përdorim celulari, 1 mase administrative për tejkalim shpejtësie me pezullim te leje drejtimit ne 2017 dhe një mase për mungese kontrolli teknik.

Njoftimet e policisë per aksidentin:

1/ Në datën 26.08.2018, në orën 20:40, në urgjencën e Spitalit Fier janë sjellë në gjendje të rëndë shëndetesore e më pas kanë ndërruar jetë shtetasit A.D, 29 vjeç dhe F.D, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga të dhënat paraprake, të dy shtetasit janë aksidentuar në fshatin Arapaj, nga një mjet që drejtohej nga shtetasi A.Ç, banues në fshatin Arapaj.

Dy viktimat kanë qënë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Grupi hetimor ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

2/ Informacion shtesë në lidhje me aksidentin e ndodhur në fshatin Arapaj.

Drejtuesi i mjetit, Amarildo Çalamani, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, pasi aksidentoi 2 shtetasit A.D dhe F.D, ka rënë në kanalin anësor të rrugës dhe më pas është larguar.

Shërbimet e policisë bën të mundur kapjen e tij dhe po e shoqërojnë në Komisariatin e Policisë Fier për të kryer veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ABC news

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...