PD: Betonizimi i Liqenit Artificial, afera e re kriminalo-korruptive e Ramës dhe Veliajt

Hënë, 27 August 2018 13:00

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar aferën e re kriminalo-korruptive të kryeministrit Edi Rama dhe krye4bashkiakut Erjon Veliaj përmes një deklarate për mediat.

Zhupa ka publikuar dokumentat që provojnë se betonizimi i Liqenit të Tiranës është afera e radhës kriminalo-korruptive e Ramës dhe Veliajt.

"Rama dhe Veliaj kanë përgatitur fillimin e një krimi tjetër mjedisor dhe grabitje të pronës publike  për planin e tyre të pasurimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet kullave. Pasi kanë ngritur kullën e stadiumit dhe po tentojnë të bëjnë kullat të teatri, destinacioni i radhës janë pikërisht mushkëritë e vetme të qytetit, Liqeni Artificial i Tiranës.

"Sipas dokumentave zyrtare që disponojmë, është planifikuar në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë që është miratuar me vendimin nr.1 datë 14.4. 2017  nga Këshilli Kombëtar i Territorit, zona e Gardës së Republikës prej 25 004 m2 , është emërtuar TR169 dhe plani zhvillimor i ka dhënë destinacion zonë për ndërtime të larta.

Në kriteret e vendosura të tipologjisë së ndërtimit për këtë zonë TR169 ku shtrihet oborri i Gardës së Republikës , zona është miratuar me destinacion që do të ndërtohen struktura lineare të gjata që quhen kullë, ku do të ofrojnë shërbime biznesi, banimi, parkingje etj.

Për ta bërë planin efektiv Këshilli i Ministrave me vendimin  Nr. 406, datë 4.7.2018 ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë hapësirën prej 25 004  m2 që ishte pjesë e Gardës së Republikës.

Tani Veliaj e ka rrugën e hapur që mbas fasadës së personit që do bëj Hyrje për Parkun siç e ka quajtur projektin e kullave, të ndërtojë për interesa të mafias së ndërtimit dhe të drogës kulla në tokën publike, në një nga zonat që duhet të ishin të mbrojtura me ligj.

Partia Demokratike është dhe do jetë gjithmonë kundër këtij plani të Veliajt dhe Ramës. Qytetaret e Tiranës duhet te reagojnë sa nuk është vone pasi Tirana po shkatërrohet çdo dite dhe po behet e pajetueshme nga masakra urbane e babëzisë së Veliajt.

Tirana është për Ramën dhe Veliaj thjesht një mundësi për të pastruar paratë e krimit dhe për përfitim personal.

Shëndeti i qytetarëve të Tiranës nuk është i sigurt me një kryebashkiak që betonizon me kulla qytetin. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.” tha ajo.

Bashkëngjitur janë dokumentat zyrtare:

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...