Në konferencën për media të mbajtur pas takimit informal në Durrës mes kryeministrave të Ballkanit, Kryeministri Rama është pyetur për marrjen nga Shqipëria të 20 emigrantëve nga Eritrea.
Rama ka shfrytëzuar rastin për të sulmuar BE rreth kësaj çështje. Ai tha se “këta njerëz qëndronin të burgosur nga impotenca e politikës europiane”.
Pyetja dhe përgjigja
Ju u prononcuar në mediat e huaja për gatishmërinë për marrjen e emigrantëve në Itali. Sa mendoni ju që ky vendim do të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?
Nuk mund të shikonim njerëz që kishin ardhur nga ferri, qëndronin të burgosur nga impotenca e politikës, rajonale pse jo dhe evropaine. Ne bëmë aq sa mundëm, është rasti për të kujtuar se Ballkani në krizën e 2015, bëri atë që duhet të bënte e gjithë Evropa. Vendi ynë nuk ka asnjë qëllim të fshehtë, por është në botën mediatike për të rrëmuar në gjëra të fshehta.