Shqiptarët edhe sot janë eritreas

Hënë, 27 August 2018 22:27

Kryeministri Edi Rama, i njohur më shumë për batuta se sa për punë, u shpreh në Samitin Informal të Kryeministrave të Ballkanit, zhvilluar të Hënën në Durrës se qeveria e tij vendosi të ndihmojë 20 emigrantë eritreas, pasi “eritreas më parë kemi qenë edhe ne shqiptarët”.

Rama kopjoi dhe përshtati titullin e librit të gazetarit italian të “Corriere della Sera”, Gian Antonio Stella, “Hordhia, kur shqiptarët ishim ne”. Gazetari italian botoi në vitin 2003 këtë libër, duke shkaktuar polemika të shumta në Itali, e cila në atë kohë kishte rritur notat e racizmit ndaj emigrantëve, të cilët, tipikisht, autori i përmblodhi në etninë domethënëse të emigracionit në vitet 1990-2000, shqiptarët.

Gian Antonio Stella sillte në vëmendjen e publikut italian se, rreth 100 vjet më parë, paraardhësit e tyre, po ashtu si shqiptarët në vitet ’90, mësynë si “hordhi” në “Tokën e Premtuar”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italianët e asaj kohe, ashtu si shqiptarët e viteve ’90, u përballën me ksenofobinë dhe racizmin e atyre që gjetën në tokën amerikane. Por, ashtu si emigrantët italianët të fillim-shekullit XX, ashtu edhe, do të gjenin rrugën e tyre të zhvillimit në emigrim, si edhe do të ndihmonin vendin e tyre. Ky ishte në vija të përgjithshme morali i autorit italian.

Pikërisht, këtë titull “huazoi” kryeministri shqiptar, i cili u shpreh se “eritreas kemi qenë edhe në shqiptarët…”. Pra, shefi i qeverisë shqiptare, duke marrë motivin e gazetarit italian, flet për një kohë të largët kur shqiptarët ishin eritreas. Por, në fakt, për fat të keq, shqiptarët janë edhe sot eritreas, pavarësisht se kryeministri i vendit mundohet ta fshehë dhe sillet si një “maxhordom” që do të sistemojë problemet në pellgun e Mesdheut.

Shqiptarët, jo vetëm që vijojnë të jenë ‘eritreas”, por, me raste, edhe ua kalojmë atyre. Termi “eritreas” u soll nga kryeministri, por edhe në këtë artikull, për të personifikuar jo vetëm ata 150 emigrantë që qëndruan mbi 2 javë pa zbritur në portin e Katanias, por edhe çdo emigrant e azil-kërkues që mbërrin në Bashkimin Europian nga zonat në konflikte në Azi dhe Afrikë.

Sipas të dhënave të EUROSTAT, kërkesa për azil nga qytetarët shqiptarë që qëndrojnë ilegalisht në Bashkimin Europian vijon të mbetet i lartë. Për vitin 2017, mbi 22 mijë shqiptarë paraqitën për herë të parë kërkesën për azil. Kjo shifër është thuajse e njëjtë me kërkesat për azil nga….Eritrea. Eurostat deklaron se, po gjatë vitit 2017, rreth 24 mijë eritreas kanë paraqitur kërkesa për azil në vendet e ndryshme të Bashkimit Europian.

Madje, edhe në renditjen e përgatitur nga Eurostat, eritreasit janë vetëm një vend lart shqiptarëve përsa i përket numrit më të madh të kërkesave për azil gjatë vitit 2017. /Boldnews

thumbnail_azil-kerkues-2017.png

Modifikuar më Hënë, 27 August 2018 22:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...