Pas publikimit të një bisede audio mes Denar Bibës dhe Ledi Biankut, gjyqtarit shqiptar në Strasburg, ish-kreu i KQZ-së ka pasur një prononcim për Fax Neës. Në bisedë Biba dëgjohet që të shantazhojë Biankun në emër të krahut të djathtë të Edi Ramës, Engjëll Agaçit. Por e vërteta për ish-kreun e KQZ-së nuk është kështu, pasi ai pretendon se audio është manipuluar.
‘’Mikun tim Ledi Bianku e kam takuar, nuk ka nevojë që të bëni detektivin. Metafora për trenin që dëgjohet në bisedë është përdorur në një kontekst tjetër. Sakrifica e përfolur nuk ka lidhje me Biankun po me mua. Ai ishte në dijeni të aspiratave të mija për në Gjykatën Kushtetuese dhe më pyeti se pranova një post që nuk më pëlqente. Mjafton të dëgjoni bisedën e plotë dhe do ta kuptoni. Po të dalë e gjithë biseda e pamanipuluar atëherë do të kuptoni që është një bashkëbisedim mes shokësh”, është shprehur Biba.