×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandali i përgjimit/ Pikëpyetjet në deklaratën sqaruese të Denar Bibës, e nxjerr blof vetë gjyqtari Ledi Bianku

Tuesday, 28 August 2018 15:32

Denar Biba në një prononcim për disa media si “Fax Neës” fillimisht dhe Neës 24 më pas, ka pranuar takimin dhe bisedën e bërë në Strasburg në Qershor të vitit 2014 me gjyqtarin tonë në GJEDNJ, Ledi Bianku, por ka mohuar që ta ketë joshur dhe më pas ta ketë shantazhuar në emër të Engjëll Agaçit me ndërprerje të karrierës pas kthimit në atdhe.

Por në  këtë “përgënjeshtrim” të sforcuar, Biba nuk jep asnjë shpjegim se përse ai gjatë kësaj bisede “miqësore” i thotë  gjyqtarit Bianku, se për takimin është porositur nga Engjëll Agaçi.

Nuk shpjegon gjithashtu fjalitë e artikuluara qartë prej tij, në këtë audio-përgjim:

 “Kemi këto problemet (Proceset në Gjykatën e Strasburgut), e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja ( Siç ndodhi në fakt që qeveria shqiptare kërkoj shtyrje në një kohë të pacaktuar, të të gjithë proceseve shqiptare në GJEDNJ për pronat)…Të lutem tha (Engjëll Agaçi), ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi këtu (Në Strasburg) ka takim (Me Kryetarin e GJEDNJ-së)”.

Por përse gënjen hapur Denar Biba duke e rënduar edhe më shumë pozitën e tij, në gjithë këtë aferë mafioze të paprecedentë?

Përgjigjen e gjejmë te prononcimi që vetë protagonisti tjetër në bisedën që Biba pranon se është zhvilluar, gjyqtari ynë në Strasburg Ledi Bianku, pasi është pyetur nga exit i cili nga burime anonime siguroi audio-përgjimin në fjalë.

“Exit.al kontaktoi me Ledi Biankun, i cili konfirmoi takimi me Bibën dhe në vija të përgjithshme përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio, që na u dëgua ne në mënyrë anonime me postë elektronike. Bianku, gjithashtu, pohoi për Exit.al se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Bibën, ai informoi në lidhje me këtë ndikim të papërshtatshmë Kryetarin e atëhershëm të GJEDNJ-së Dean Spielmann”, shkruhet në investigimin e exit.

Pra ndryshe nga çfarë thotë Denar Biba se biseda është e manipuluar, Ledi Bianku, “konfirmon në vija të përgjithshme përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio”.

Por ajo që është edhe më e rënda, që nxjerr krejtësisht blof Bibën në këtë përpjekje për të sfumuar këtë superskandal të Edi Ramës e kompani është konfirmimi nga gjyqtari Bianku, se pas kësaj bisede ai ka informuar direkt kreun e Gjykatës së GJEDNJ në atë periudhë, zotin Dean Spielmann, për “ndikim të papërshtatshëm” ndaj tij.

Rasti është aq flagrant dhe i paprecedent, sa që as përpëlitjet e Denar Bibës dhe as belbëzimet e Taulant Ballës nuk bëjnë dot më asgjë për të mbuluar një plan gjigant mafioz të Edi Ramë menjëherë pas ardhjes në pushtet, me pronat e shqiptarëve.

 Prandaj edhe organi i akuzës i drejtuar nga e emëruara e tyre Arta Marku vendosi që të hap hetim për këtë megaskandal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...