Rama del zbuluar, Banka Botërore publikon blofin e madh me Zyrat e Punës

E mërkurë, 29 August 2018 12:34

Shërbimi i Kombëtar i Punësimit në Shqipëri përveç se ndërmjetëson punëdhënësit dhe punëmarrësit, ofron trajnim për të papunët e regjistruar, por efektiviteti i këtyre trajnimeve është në diskutim për shkak se pas përfundimit punësohen shumë pak persona. Një studim të posaçëm për efektivitetin e Zyrave të Punësimit në Shqipëri, Banka Botërore ka gjetur mungesë eficencë në zyrat e punës sidomos në drejtim të ndërmjetësimit.

Në vitin 2016 janë trajnuar rreth 2300 persona nga programet e shtetërore të nxitjes së punësimit si teknike të riparimit të automjeteve dhe pajisjeve elektrike, teksa janë punësuar më pak se 80 prej tyre.

Në vend të dytë për nga volumet e trajnimeve janë parukeritë dhe estetika me rreth 1600 të trajnuar, ku janë punësuar rreth 100 persona.

Më tej trajnimet më të mëdha jepen për kuzhinier, ku në vitin 2016 janë trajnuar vetëm rreth 1550 persona, ndërsa janë punësuar rreth 70 prej tyre.

Në disa programe trajnimi nuk ka asnjë të punësuar pasi ka përfunduar programi. Të tilla janë art-design, punonjës sociale dhe punonjës për hotele dhe restorante. Teksa në programet e tjera të trajnimit punësimet pas përfundimit të tyre kanë qenë pothuajse të papërfillshme.

Të dhënat tregojnë se shumë pak persona që trajnohen nga programet e punësimit gjejnë pune, por jo gjithmonë në pozicione për të cilat janë trajnuar.

Gjithashtu performaca e punësimeve nga zyrat e punës paraqitet e dobët. Në vitin 2016, pothuajse 17,000 punëkërkues të papunë ishin të punësuar përmes shërbimeve të ndërmjetësimit, ata përbëjnë vetëm 3 për qind e të personave të regjistuar si të papunë.

Eskpertët e Bankës Botërore konkluduan se shumë zyra punësimi në Shqipëri kanë nivel shumë të ulët efikasiteti për përmbushjen e misionit të tyre.

Anketat e INSTAT tregojnë se 31 përqind e të punësurave e kanë gjetur vendin e punës nga miqtë dhe të afërmit dhe shume pak nga zyrat e punës.

Për më tepër, edhe pse të rinjtë janë synimi i  shërbimeve të ndërmjetësimit, ata në të vërtetë nuk kanë shance të gjejnë punë nga zyrat e punësimit.

Shërbimi kombëtar i Punësimit në Shqipëri vepron me burime të kufizuara. Ekziston një platformë online për të siguruar informacion mbi vendet e lira dhe kurset e trajnimit, por informacioni për vendet e lira nuk ndahet nëpër rrethe. Ekspertët e Bankës gjeten se, disponueshmëria e të dhënave dhe saktësia e tyre ishin problematike./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...