Sulmi ndaj gazetares/ Vasili : Demokracia u godit në zemër, mbështetje për Klodianën

E Enjte, 30 August 2018 15:10

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me sulmin me armë ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Vasili thotë se Shqipëria dhe demokracia janë goditur në zemër me këtë që ndodhi, ndërsa sipas tij propaganda e pisët e qeverisë hesht.

Postimi i Vasilit në Facebook:

Me Klodiana Lalën janë të gjithë shqiptarët, por jo kriminelët në pushtet dhe në rrugë.

Ditë e keqe për lirinë e gjithsecilit nga ne.

Klodiana Lala profesioniste me integritet e medias sulmohet.

Liria e medias gjendet nën atak frontal nga krimi i organizuar që tashme ka uzurpuar qeverinë.

Propaganda e pisët e qeverisë hesht.

Po pse duhet të flasë?

Qeveria është e lumtur që dhuna kriminale ndaj medias është e hapur dhe e egër.

Shqipëria dhe demokracia është goditur në zemër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...