Deputeti i LSI-së: Sulmi ndaj gazetares Lala kërcënim për lirinë e medias

E Enjte, 30 August 2018 15:17

Pas sulmit me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala nuk ka munguar as reagimi i deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj.

Përmes një postimi në “facebook” Rrokaj i bashkohet mbështetësve të gazetares dhe dënon aktin e rëndë.

Postimi i plotë:

Plot 10 plumba në banesën ku ishin prindërit dhe vëllai i saj. Dënoj me forcë këtë akt mafioz, duke i shprehur gjithë solidaritetin e mbështetjen time gazetares Klodiana Lala si dhe vlerësimin për punën saj plot pasion e përkushtim në çështjet investigative, sidomos ato që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar. I bëj apel Policisë dhe Prokurorisë të zbulojnë kërcënuesit dhe t’i vënë para drejtësisë.

Kërcënimi me synim intimidimin e gazetarit është goditje në asht e demokracisë, duke vënë nën shënjestër lirinë e medias dhe të shtypit. Kjo është një kambanë alarmi për politikën, për organet ligjzbatuese, për gjithë shoqërinë.

Krimi i organizuar ndihet i mbrojtur, më i fortë dhe më i sigurtë se kurrë, ndaj dhe guxon e godet mbi mbrojtësit e demokracisë, gazetarët. Si të mos mjaftojë shigjetimi dhe sulmi i vazhdueshëm ndaj gazetarëve dhe mediave, të cilësuara si “kazan” nga Kryeministri, ngjarja e sotme e rëndon edhe më tej panoramën.  Paolo Borsellino ka thënë se mafia dhe shteti janë në të njëjtin terren.

Problemi është nëse ata po e luftojnë njëri-tjetrin apo po e mbrojnë njëri-tjetrin. Ky rast, si shumë të tjerë, tregon se Qeveria aktuale është marrë peng dhe se nuk mundet dhe nuk e ka forcën goditëse ndaj tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...